Tafaj: E ardhmja e Kamzës, më e mirë

Në analizën vjetore të Bashkisë Kamëz mori pjesë dhe deputeti i kësaj zone Myqerem Tafaj njëkohësisht ministri i Arsimit dhe Shkencës.Tafaj gjatë fjalës së tij theksoi se e ardhmja do të jetë dhe më e mirë për Kamzën. Kjo zonë vazhdoi ai më tej është në vëmendjen e vazhdueshme të qeverisë e sidomos kjo në fushën e arsimit. Ministri pranoi se ka ende probleme për t'u zgjidhur ndër to dhe problemi i ujit të pijshëm, por viti i ardhshëm pritet që të ketë më tepër investime duke rregulluar boshllëqet e mbetura.
Ndërkohë që kryetari i bashkisë Xhelal Mziu u shpreh se viti 2009 ishte një vit investimesh dhe transformimesh për Kamzën. Këto deklarata u bënë analizën vjetore të kësaj bashkie ku u analizuan arritjet për vitin 2009 dhe sigurisht objektivat për të ardhmen.