Pamela në studion e BB

13/02/2010 22:50
Pamela, e eleminuara e radhës mbërrin në studio ku po zhvillohet spektakli. Ajo pritet me një duartrokitje të gjatë nga publiku. Arbana e fton që të diskutojnë bashkë këtë fakt. Pamela shprehet se u mërzit disi nga largimi dhe se nuk dëshironte që kjo lojë të përfundonte kaq shpejt, por shton se e priste dhe e kishte përgatitur veten se kjo gjë mund të ndodhte. Ajo mendon se arsyet të cilat e kanë cuar në eleminim mund të kenë qënë mos përshtatja e saj me banoët e tjerë. Pamela tregon se e ka patur të vështirë të afrohet me të tjerët, madje fillimi ishte akoma i vështirë, pasi pati përplasje me Jetmirin dhe Erionin, pas një afrimi të menjëhershëm gjë që shkaktoi që ajo të mos e marrë veten edhe për më pas. Pamela thekson se nëse nuk përshtatet me dikë e reflekton menjëherë pasi nuk di të shtiret dhe se kundrejt tij do mbajë qëndrim. Tridhjetetetë përqind është rezultati i votimit për të. Arbana diskuton me të edhe për lojërat e zhvilluara në shtëpi: për lidhjen me Seldin dhe afrimin me Jetmirin. Pamela shprehet se lidhja me Seldin ishte e rastësishme pasi banorët ishin ata që ua cuan ndërmend këtë gjë dhe të dy luajtën për pak kohë me këtë fakt. Për afrimin me Jetmirin ajo thotë se ka qënë i qëllimshëm, për të luajtur me te pasi realisht nuk e pëlqen atë. Ariani e pyet Pamelën se përse ka qëndruar aq e tërhequr dhe e heshtur në shtëpi dhe ajo thotë se kanë qënë të tjerët që nuk e afruan, grupimet e krijuara e bënë që të ndjehej vetëm si dhe sjellja e banorëve gjatë debateve të cilët nuk dinë të dëgjojnë. Për të shfaqet edhe një klip ku tregohen momentet e hyrjes në shtëpi, momentet më të bukura kur ka festuar ditëlindjen, lojërat e zhvilluara në shtëpi si dhe komentet e banorëve dhe thashethemet që kanë thënë për të. Pamela shprehet se i ka pritur këto komente, por në fytyrë i reflektohet pak mërzitje.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2136;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=580;
iframe_height=115;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));