E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lojë për kundërshtarët

15/02/10 03:00

Banorët e nominuar janë shtrirë për të fjetur. Seldi dhe Domenika janë shtrirë së bashku në një shtrat. Jetmirin nuk e zë gjumi e ndërsa përpiqet të flejë, mendja i punon që ti punojë grupit tjetër ndonjë rreng. Ai i flet Seldit se ka menduar një plan dhe i kërkon atij se nëse zgjohet natën, ta zgjojë dhe atë dhe të dy të vënë alarmin në grupin tjetër se ka rënë zjarr e të gjithë të ngrihen të tmerruar e pasi këta të qeshin me të madhe, të shkojnë të flenë rehat. Seldit i pëlqen ideja, por Domenika i kundërshton dhe u thotë se kjo gjë është cmenduri. Jetmiri vazhdon të mendohet për ndonjë rreng tjetër. Ai pyet Domenikën nëse kanë miell sepse i shkon ndërmend ideja që duke bashkëpunuar me grupin e tij, të mbledhin në oborr gjithë grupin tjetër e ndërkohë në duar të kenë miell e ti përlyejnë ata. Kjo ide u pëlqen më shumë sesa e para banorëve të tjerë dhe ideja shkon më tëj që edhe tu hedhin nga një vezë në kokë si dhe që gjatë gjithë javës ti sfidojnë. Fantazia vazhdon edhe më tej ku Jetmiri thotë se kundërshtarët kanë për tu mërzitur pasi nuk kanë as ujë që të lahen e as ushqime që tia kthejnë me të njëjtën monedhë këtyre, ndërsa në mëngjes ata të vishen bukur e të dalin në kopsht e të shohin radhën që presin banorët e tjerë për tu larë tek dushi. Duke diskutuar, ata vendosin që ta zbatojnë që tani planin dhe katër të rinjtë ngrihen dhe shkojnë të përgatisin miellin me vezët. Ata planifikojnë se si ti zgjojnë banorët dhe mendojnë që të vënë në zbatim planin e parë. Olta merr një kovë në dorë dhe duke bërtitur Domi shpejt! shkon tek pishina e mbush kovën me ujë. Domenika dela dhe bërtet zjarr e mbush dhe ajo një enë me ujë të cilat i derdhin në lavaman në shtëpi. Valoni i ndjen i pari dhe u sjell fiksen e zjarrit, ndërsa të tjerët ngrihen të tmerruar nga thirrjet për ndihmë. Ata dalin me vrap por nuk mund të kalojnë gardhin dhe qëndrojnë tek dera e shtëpisë. Në atë kohë afrohet Miri me Seldin të cilët gjuajnë me vezë dhe me përgatitjen e bërë më parë. Banorët futen menjëherë në shtëpi, por disa prej tyre të bërë pis.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2136;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=580;
iframe_height=115;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›