MTKRS ka ne vemendje letersine e burgut
Letërsia e burgut është në qendër të vëmendjes së Ministrit të Kulturës Visar Zhiti. Ndaj vlerëson edhe vepren e Bedri Cokut “Përtej dhimbjes” që promovohet në ambientet e ministrisë.
Autori i librit përtej dhimbjes vjen nga radhët e kampit të burgosurve politikë të Spaçit, mesazhi i tij është i qartë të lëmë mënjanë dhimbjen dhe të jetojmë të lirë.
“Kjo vepër e parë është bazuar në histori reale dhe fillon me momentin e të liruarve në vitet 90- të ku autori e përshkruan kështu autobusët ndaluan në Milot dhe të liruarit nga burgu i Burrelit , zbritën aty i lanë si thastë e miellit mes katër rrugëve, por atyre nuk ju bë vonë u mjaftonte të ishin të lirë. Ky libër do të pasoj dy të tjerë që autori I ka në proces, për të dal tërësisht nga dhimbja . autori kërkon që kjo letërsi duhet të jetë më e përfshirë në kurikulat shkollore”, u shpreh ai.