E Diel, 1 Nëntor 2026

Lojërat Olimpike në shënjestrën e anarkikëve italian

Gazeta Shqip

Londra: Kërcënimet e besueshme. Lajmi publikohet në Mail on Sunday

Grupi anarkik italian, që morri përsipër autorësinë e atentatit ndaj Roberto Adinolfi, kërcënon se shënjestra e tyre e radhës do të jenë Lojërat Olimpike Londër 2012. Lajmi është publikuar në gazetën Mail on Sunday.

Sipas së përjavshmes britanike, anëtarët e Fai, javën e kaluar kanë kryer një aksion sabotimi që ka dëmtuar rëndë shërbimin hekurudhor në Bristol, ndërkohë që në prill kanë dëmtuar antenën e një stacioni komunikimi radioje të policisë në periferi të Dundry Hill.

Kërcënimi për Olimpiadat është bërë publik nëpërmjet një komunikate të përhapur në adresën e ëebit, 325.nostate dhe për policinë duket u besueshme. Në Mbretërinë e Bashkuar, të kontrollit dhe zbutjes nga krenaria, ne jemi disa nga jo patriotët që i shohin Lojërat Olimpike 2012 dhe ekzibicionin e tyre, si fyese. Nuk kemi pengesa për të përdorur guerilët për të dëmtuar imazhet kombëtare dhe paralizuar ekonominë në çdo mënyrë të mundshme. Sepse, për ta thënë thjesht: nuk duam turistë të pasur, duam luftë civile, thuhet në njoftimin e Fai.

27 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

Lojërat Olimpike në shënjestrën e anarkikëve italian burimi: Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›