Kompjuterat, Parlamenti sqaron tenderin. Brace: Kuvendi kthehet në "internet llafe"
TIRANË-Kompjuterat e rinj në sallën e Kuvendit nga ku nesër pritet të nisin punimet e seancës së parë të legjislativit të dalë nga zgjedhjet e 23 Qershorit hapin një debat.
Parlamenti sqaron se asnjë tender nuk është bërë gjatë vitti 2013 për blerje kompjuterësh, ndërsa deputeti socialist Erjon Brace akuzon se salla e parlamentit përvecse është shëmtuar, kjo blerje rezulton më e shtrenjtë nga sa duhet të ishte realisht.
Brace
Deputeti socialist shkruan në rrjetin social Facebook se mazhoranca e re duhet të kërkojë kthimin e këtyre kompjuterëve të blerë dhe faljent e tyre në laboratore informatike të shkollave të Tiranës. Në deklaratën e tij, Brace i drejtohet Topallit si ‘zonjë e mundur’.
“Ky eshte soji me i zi i hajduteve;
vjedhin dhe shemtojne!!
Kuvendi kthehet ne "internet llafe" me e madhe ne shqiperi!!
A e pate ci ka bere salles se Kuvendit "kryetarja e mundur" e tij?
Nje turp!
Mund te ngjaj me internet kafe te cdo fshati afer rruges nacionale por kurre me nje salle Kuvendi.
Po lexoj se paska thene se qenka pjese e "projektit e-parlament"!!
Ouuuu, po si keshtu?
Po Kongresi Amerikan, Parlamenti i Britanise, Parlamenti i Frances, Parlamenti i Gjermanise, Parlamenti i Italise, Parlamenti i Holandes, Parlamenti Evropian qenkan kunder teknologjise qe nuk e kane kete SHEMTI?!!
Zonje e Mundur!
E di qe deri me sot, ne ate salle ti atje lart mbaje ekranin perpara e shihje tv edhe kur deputetet flisnin.
Pooor;Parlamenti i nje vendi eshte vendi i fjales, jo i ekraneve te telenovelave. Ezelin shko e shihe ne shtepi.
Tani dua te shtoj edhe dy fjale:
E vertete eshte, tenderi eshte bere ne nentor-dhjetor te 2012.
Por mua dy gjera me bejne pershtypje:
E para shuma, 179 milion leke te vjetra per 140 kompiutera. Nuk jane ca si shtrenjte zonje? I bie 1.278 milion leke te vjetra per cope. Dhe ky qenka loti i pare.
E dyta kompania, kapitali i saj eshte diku tek 640 milion leke te vjetra nderkohe qe vetem loti i pare i kontrates me Kuvendin eshte 179 milion. Pra kjo kompani, Fastech merr nje kontrate sa 27% e kapitalit te saj!!! Dhe ky eshte vetem loti i pare.
Ste duket cudi zonje?
Se mua sinqerisht me vjen cudi. Pronari i kesaj kompanie zoteron dhe nje te dyte, Ëorld Tech, me te njejtin objekt por me adrese rruga ‘Besnik Sykja’, Pallati 9-katesh, kati i pare Shkoder.
Nejse, pertej kesaj, me duhet qe ti kerkoj maxhorances se re te refuzoje kete shemti.
Ne parlament duhet ti jepet vend Fjales, sic ne cdo parlament te Evropes!! Fjala ka humbur mes asaj "internet kafeje" te stermadhe, me e madhja ne kete vend.
Drejtuesit e rinj te Kuvendit duhet te bejne dy gjera:
E para te kthejne sallen e Kuvendit ne nje ambient serioz debati argumentash;
E dyta tua japin 140 kompiuterat 5 shkollave per 5 laboratore informatike”, shkruan Brace në Facebook.
PARLAMENTI
Zyra e shtypit të Parlamentit ka reaguar mbi lajmet e komjuterave në sallën parlamentare. Zyrtarisht Kuvendi sqaron se gjatë vitit 2013, Kuvedi nuk ka bërë asnjë tender kompjuterësh. Sipas kësaj zyre, kompjuterat e blerë janë pjesë e projektit e-parlament, i cili tashmë është në fazën e tij të implementimit përfundimtar.
“Kuvendi i Shqipërisë as këto ditë dhe as gjatë vitit 2013 nuk ka bërë as edhe një tender kompjuterash. Çdo gjë që shkruhet në lidhje me këtë është gënjeshtër, keqdashësi dhe mashtrim. Kompjuterët që po instalohen në sallën e Seancave Plenare janë prokuruar (blerë) që në vitin 2012 duke iu nënshtruar plotësisht procedurave të prokurimit publik me tender të hapur, me një konkurencë maksimale dhe garë të ndershme mes kompanive (siç del qartë edhe nga njoftimi zyrtar në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik të datës 26 nëntor 2012 i njoftimit të kontratës së nënshkruar me kompaninë fituese, bashkëlidhur dokumentet e skanuara). Ato janë pjesë e projektit e-parlament, i cili tashmë është në fazën e tij të implementimit përfundimtar.
Projekti e-parlament është një ndër arritjet më të mëdha në fushën e dixhitalizimit të Kuvendit të Shqipërisë.
Ky projekt, i cili është realizuar në disa faza, në bashkëpunim dhe me kontributin e OSBE-së dhe IPA-s (projekt i financuar nga Bashkimi Europian) dhe kompanisë Microsoft, dixhitalizon të gjithë procesin ligjbërës që nga momenti që projektligji vjen në Kuvend e deri në miratimin dhe dërgimin për publikim në Fletoren Zyrtare.
E-parlament do të bëjë të mundur rritjen e efektivitetit të punës së Kuvendit të Shqipërisë dhe në mënyrë të veçantë të deputetëve, pasi tashmë çdo deputet do të ketë të dixhitalizuar (në format elektronik) çdo dokument parlamentar që lidhet me procesin ligjbërës, që nga projektligji, relacioni përkatës i Këshillit të Ministrave, raportet e komisioneve përkatëse që e shqyrtojnë atë projektligj, amendimet, votimet deri në momentin që ligji votohet në seancë plenare.
Nga ana tjetër, falë këtij projekti bëhet i mundur krijimi i një data-base të plotë të të gjitha ligjeve që Kuvendi miraton. Projekti e-parlament është një hap shumë i rëndësishëm në rritjen e mëtejshme të transparencës së Parlamentit kundrejt zgjedhësve.
Administrata e Kuvendit të Shqipërisë po punon me përkushtim për fillimin e legjislaturës së re të Kuvendit dhe në këtë kuadër të gjitha këto investime në fushën e teknologjisë së informacionit do të bëjnë të mundur që Kuvendi i Shqipërisë të jetë një institucion më efektiv, më transparent, më i përfaqësuar, më i besueshëm”, shkruan zyra e Kuvendit.
(d.b/BalkanWeb)