E Diel, 1 Nëntor 2026

Pushimet e verës kthejnë emigrantët, fluks në Kapshticë

KAPSHTICË- Dëshira e emigrantëve tanë në Greqi për të kaluar pushimet në vendin e tyre ka shtuar fluksin në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Sipas të dhënave nga kjo doganë vetëm gjatë ditës së sotme në këtë pikë të kalimit kufitar me Greqinë janë regjistruar në hyrje për në territorin shqiptar të paktën 4200 shtetas shqiptarë dhe janë përpunuar të dhënat për 980 mjete. "Ardhja e këtij numri emigrantësh shënon një sinjal se edhe në ditët në vazhdim pritet të vijnë mijëra emigrantë të tjerë për pushimet e verës"- thonë të njëjtët burime.
Fluksi i lartë i lëvizjes së pushuesve në këtë periudhë vere ka bërë që të shtohet qarkullimi i njerëzve dhe mjeteve në të dy anët e kufirit. Sipas të dhënave nga ky vendkalim, gjatë ditës së sotme kanë hyrë edhe 260 shtetas të huaj, të organizuar me autobusë që preferojnë të kalojnë pushimet në vendin tonë. Nga ana e palës shqiptare, në Kapshticë po punohet me tre sportele për kryerjen sa më shpejt të procedurave të kalimit kufitar dhe përpunimin e njerëzve e të mjeteve, ndërsa nga pala greke me dy sportele.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›