E Diel, 1 Nëntor 2026

Lojërat e fatit, prindërit kërkesë me shkrim kazinove: Mos i pranoni të rinjtë!



Të rinjtë nuk do të bëhen preh e joshjes që të japin lojërat e fatit, duke fituar në pak kohë një shumë të hollash që prindërit nuk do mund t’ju japin. Të rinjtë nën 18 vjeç, as nuk mund të luajnë në kazino apo në ambiente me lojëra fati, por as nuk do mund të punësohen në këto aktivitete. Ndryshimet që janë bërë në ligjin “Për lojërat e fatit”, nuk e lejojnë këtë. Në një nga nenet e ndryshuara të këtij ligji thuhet se “organizatorit të lojërave të fatit i ndalohet të punësojë persona nën moshën 18 vjeç si dhe të lejojë personat nën moshën 18 vjeç, të futen apo të luajnë në mjediset e lojërave të fatit. Organizatori merr masa, që të ndalohen të luajnë në mjediset e lojërave të fatit, personat mbi 18 vjeç, për të cilët ka një kërkesë me shkrim nga të paktën njëri nga familjarët, në të cilën të kërkohet moslejimi i hyrjes në mjediset e lojërave të fatit, për shkak se gjendja ekonomike familjare mund të rëndohej nga ky shkak”. Kërkesa duhet të jetë e noteruar dhe të depozitohet pranë Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. Kërkesës së noterizuar, i bashkëngjitet kopja e certifikatës së gjendjes familjare. Pas marrjes së këtij denoncimi, NJMLF, njofton të gjitha subjektet që operojnë në fushën e lojërave të fatit, për moslejimin e këtij personi që të luajë në këto mjedise. Njoftimi publikohet edhe në faqen zyrtare të njësisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›