E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lojtarët e Milanit kundër largimit të trajnerit Allegri: Duam të qëndrojë

alegriPresidenti i Milanit, Silvio Berlusconi deklaroi para pak ditësh se e ardhmja e trajnerit Allegri varet tek ruajtja e vendit të tretë në kampionat, për të siguruar në këtë mënyrë një vend në zonën Champions. Lojtarët kanë dalë kundër të tilla deklaratëve, pasi ata kërkojnë qëndrimin e tij në ekip, pasi mesa duket kanë një lidhje vërtet të fortë miqësore.

Allegri na ka mbajtur të bashkuar, duke na dhënë besim për të arritur rezultatet e deritanishme. Ne gjithmonë kemi besuar te aftësitë tona dhe të tijt për të arritur të korrigjojmë të gjitha gabimet që bëmë në nisje të këtij sezoni,- u shpreh Abate. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe Ambrosini, i cili ka kundërshtuar largimin e teknikut.

Ndërkohë sot Milani do të luajë një ndeshje vendimtare përballë Romës, pasi nëse fiton siguron vendin e tretë, ndërsa në të kundërt nëse fiton Firentina diferenca me këtë të fundit është vetëm një pikë dhe gjithçka do të vendoset në ndeshjen e fundit të Seria A.

Sa i përket fotrmacionit El Shaarawy do e nisë nga minuta e parë, ndërsa Balotelli është në dyshim për shkak të komplikacioneve shëndetësore. Në vend të tij mund të aktivizohet Pazzini.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›