Lojtaret me maske nga Bogdani te Olic

Futbollistet me maske. Duket si nje serial killer. Nje fantazi e Aleksander Dumase apo nje Zoro ne fushe. Nje histori qe ka hyre tashme ne boten e futbollit. Duket se po kthehet ne normalitet te luajturit me maske. Jane te shumta rastet qe futbolliste te rendesishem jane te detyruar te sakrifikojne per ekipin e tyre. Me maske ka luajtur edhe sulmuesi shqiptar Erjon Bogdani ne kohen qe ai luante per Kievon gjate sezonit te kaluar.
Leonardo Di Kaprio shqiptar duke iu referuar nje filmi ku aktori i famshem italiano-amerikan ka interpretuar me maske pas demtimit te pesuar ne ndeshjen me Udinezen luajti ne ndeshjen mes Sampdorias dhe Kievos me 21 nentor te vitit 2009 me maske ne fytyre. Me duhet te ambientohesha me dicka krejt te re. Nuk ishte e lehte - tregoi Erjon Bodgani eksperiencen e tij per gazeten italiane LArena. Nuk orientohesha mire ne fushe kisha nje lodhje te tmerrshme per te gjetur pikat e referimit. Por per fat te keq nuk kisha zgjidhje te tjera per te qene i mbrojtur - tha atehere Bogdani. Maska te ndihmon ndihesh me i sigurt. Por shpesh here nuk tregoja kujdes kur me afrohej topi apo kur kisha ndonje kundershtar prane.
Ne fakt te Kievo me maske kane luajtur edhe lojtari Lorenco DAna por ne futbollin italian nje maske mbrojtese e kane vendosur edhe Mateo Brigi Bepe Koluci dhe Luca Rigoni.
Edhe Pacini i Sampdorias ka luajtur me Maske nderkohe qe dhe sot e kesaj dite mbrojtesi rumun i Interit Kristian Kivu luan me maske. Mbrojtesi i majte i Interit pesoi nje frakture ne kafken gjate nje ndeshje me Kievon e ku me pas u shtrua ne spital ku iu nenshtrua nje operacioni. Kirurgu Serxho Turaci tha atehere se per fat te mire truri nuk ishte i demtuar pavaresisht se kafka kishte pesuar disa carje. Pas dy muajsh ne mars te vitit 2010 Kristian Kivu u kthye duke perdorur nje maske te cilen e mban edhe ne ndeshjet zyrtare.
Ne Angli vazhdon te luaje portieri i Celsit Peter Ceh ndersa per disa ndeshje luajti kapiteni Xhon Terri. Peter Ceh u demtua ne koke gjate nje perplasje me Stefen Hant te Ridingut. Doktoret e paralajmeruan portierin cek te luante gjithmone me maske. Nuk kam asnje problem me masken dhe tashme jam mesuar me te - tha atehere Ceh per revisten sportive angleze Four Four Two. Maska eshte vetem per te minimizuar rrezikun per ndonje demtim tjeter.
Sulmuesi kroat i Bajernit te Munihut Ivica Olic tashme i jashte fushave per gjashte muaj ka luajtur me nje maske pas thyerje se hundes se tij gjate ketij pas nje berryli te marre ne fytyre ne ndeshjen kunder nje ndeshjeje te Kroacise ne Izrael per kualifikueset e Kampionatit Europian. Ivi u shpreh per gazeten popullore Bild se duke luajtur me maske ai nuk mund te merrte fryme ne menyre te rregullt. Kur te keqijat vijne ato vijne te gjitha njeheresh - tha Olic.
Edhe mbrojtesi i Verder Bremenit dhe Kombetares gjermane Peter Mertezaker u shfaq me nje maske speciale ne shtator te vitit 2010 gjate ndeshjes kunder Hamburgut. Edhe mbrojtesi i Bajernit te Munihut Martin Demikelis luajti me maske ne fytyre ne mars te vitit 2010. Braziliani i Dortmundit Dede luajti nje pjese te ndeshjeve te vitit 2009. Ylli ukrainas i Hertes se Berlinit Andrej Voronin.
Edhe golashenuesi i njohur i Bajernit te Munihut dhe i Gjermanise Miroslav Kloze ka luajtur me maske pikerisht ne nje ndeshje te Liges se Kampioneve kunder Panathinaikosit kur shenuesi i dyte me i mire ne historine e Kombetares gjermane luante per Verderin. Ebe Zand i Shalkes luajti ne prill te vitit 2005 me nje maske shume te vecante te konsideruar hunde-derri. Lista e lojtareve me maske vazhdon me ish-portierin e Hertes Kristian Fielder i cili luajti me maske ne disa ndeshje.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte 05 Nentor 2010