Golat e Inzagit nga Teuta te Reali

Eshte i lindur per golin. Vetem per ate. Edhe kur ishte nje djalosh ende pa pervoje me nje gol historik kunder Teutes se Durresit. Por dhe tani qe eshte 37 vjec. Te merkuren Filipo Inzagi shenoi dy gola kunder ne barazimin 2-2 Realit te Madridit. E qe i ngjiti ate ne majen e Europes.
Kavaljeri zyrtar OMRI eshte golashenuesi me prodhimtar ne Europe 70 gola me shume se askush tjeter duke kaluar dy legjenda te tjera gjermanin Gerd Myler dhe spanjollin Raul Gonzales te dy keta ne kuoten 69. Pippo eshte lojtari i vetem qe ka shenuar te gjitha kompeticionet nderkombetare perfshire dhe ne Boterorin e Klubeve kunder Boka Juniorsit ne finalen e vitit 2007. Super-Pipo i cili ne karrieren e tij ka luajtur edhe me Parmen e Juventusin eshte gjithashtu golashenuesi me i miri i Milanit ne Europe 41 gola.
Inzagi eshte i njohur per aftesine e tij per te luajtur pas shpines se mbrojtesit te fundit aq sa trajneri i Mancester Junaitid Aleks Fergusoni tha Ky djale mund te kete lindur ne pozicion jashteloje. Inzagi eshte nje lojtar ekstremisht i shpejte dhe pavaresisht se nuk zoteron nje teknike te shkelqyer ai eshte i famshem per aftesine e jashtezakonshme per te perfituar nga mungesa e vemendjes se kundershtareve dhe ka nje nuhatje te madhe per te realizuar.
Raporti im me golin Eh.. me vjen ne ndihme edhe eksperienca Jetoj me kete qe bej me lumturi me ndergjegjshmerine e te qenurit me fat. Puna ime eshte per mua defrim nje pasion e dashuroj kete qe bej. Kam fatin te luaj me nje skuader si Milani e te kem shoke qe me vene ne kondicion te arrij me te miren. Gola si ata ne finalen e Athines kunder Liverpulit jane ngjarje te paharrueshme magjike - shpjegon Inzagi. Ne nentor te vitit 2008 e ai zgjati deri ne qershor tee vitit 2010 kontraten e tij me Milanin nderkohe qe me perteritjen e fundit ajo skadon ne qershor te vitit 2011.
GOLI KUNDER TEUTES
Golin e tij te pare nderkombetar e ka shenuar pikerisht ndaj nje skuadre shqiptare Teutes. Atehere Pipo ishte ne radhet e Parmes dhe shorti i Kupes se Kupave e vuri perballe skuadren italiane perballe Teutes. Parma i fitoi te dy takimet si ne Tirane 0-2 ashtu dhe ne Itali 2-0. Pikerisht ne ndeshjen e dyte shenoi Filipo Inzagi njeheresh edhe goli i tij i pare ne Europe. Pipo e kujton shpesh kete fakt madje e ka bere kete gjate nje interviste te dhene per faqen zyrtare te UEFA-s.
Nje sulmues i dobet ne fizik dhe vetem 22 vjec atehere Filipo Inzagi do te provonte te shenonte golin e pare ne arenen nderkombetare per klube. Une e kujtoj shume mire golin e pare ate kunder Teutes ne Kupen e Kupave thote Inzagi per uefa.com. Ishte nje gol i rendesishem pasi ishte i pari ne nje ndeshje europiane dhe une realizova ne minuten e fundit. Askush nuk do ta harronte golin e pare ne europian.
Me 28 shtator 1995 Parma luante ne fushen e saj ndeshjen e kthimit ndaj Teutes per turin e dyte paraleminator te Kupes se Kupave. Takimi i luajtur ne Tirane me 14 shtator 1995 kishte dale 2-0 per italianet qe ishin thuajse te kualifikuar duke pasur ne organike edhe yje te kalibrit Stoickov. Inzagi u fut ne fushe si zevendesues dhe shenoi golin e dyte per dukalet ne minuten e fundit. Qe nga ai moment nisi karriera e golashenuesit me te mire ne arenen europiane per klube.
MAKINE GOLASH
Filipo Inzagi qysh kur ishte nje adoleshent e luante me Piacencen qytetin e tij te lindjes dha shenjat e nje lojtari te ri me te ardhme te madhe. I huazuar te klubi i Serise C1 ne vitin 1992 Lefe Pipo atehere 19 vjec shenoi 13 gola ne 21 ndeshje. Nje vit me pas u be pjese e Verones ne Serine B duke realizuar 13 gola ne 30 paraqitje. Rikthimi i tij te Piacenca u shoqerua me 15 gola ne 37 ndeshje nje mesatare e admirueshme per nje 22 vjecar.
I ledhatuar nga media dhe i vleresuar nga ekspertet djaloshi i brishte u transferua te Parma ne vitin 1995 por pa pervojen e duhur ne Serine A ai shenoi vetem 2 gola ne 15 ndeshje. Pikerisht ne kete kohe shenoi edhe golin e tij te pare kunder Teutes. Me pas mberriti dhe transferimi i tij te Atalanta ku ia doli te ishte golashenuesi me i mire i Serise A me 24 gola.
JUVENTUS-MILAN
Asnje klub nuk mund ta mbante dot nje shenues race si Inzagi ne shtate sezone shtate ekipe kesaj radhe te Juventusi per ne shume prej 23 miliarde lirash. Ai formoi nje partneritet sulmues te mrekullueshem me Alesandro Del Pieron dhe Zinedin Zidan. Ne kater sezonet me Juventusin ne 122 ndeshje Pipo shenoi 58 gola. Juventusi fitoi titullin e sezonit 1997-1998 ne te cilin Inzagi shenoi nje gol vendimtar por per fat te keq Juvja humbi 1-0 ne finalen e Liges se Kampioneve kunder Realit te Madridit. Edhe pse shenoi 58 gola per bardhezinjte Inzagi u ul ne stol duke i hapur rrugen francezit David Trezege.
Ne vitin 2001 ai nenshkroi per Milanin ne shumen e 70 miliarde lirave ose 45 milione eurove plus Kristian Zenonin. Gjithsesi Sky Sports raportoi nje shifer me te vogel rreth 22 milione euro. Ne ate kohe Milani drejtohej nga turku Fatih Terim. Inzagi pesoi nje demtim ne gju dhe mungoi ne gjysmen e pare te sezonit.
Pas rikthimit ai krijoi nje dyshe te bukur me Andrij Shevcenkon me kulmin fitimin e Liges se Kampioneve ne sezonin 2002-2003 dhe kampionatin italian 2003-2004. Pas rinovimit te kontrates me Milanin ne vitin 2004 Inzagi shenoi dy golat fitores 2-1 kunder Liverpulit ne finalen e Liges se Kampioneve te luajtur ne Athine me 23 maj te vitit 2007. Me Milanin ai ka fituar deri tani dy Liga te Kampioneve nje Kupe te Botes per klube dy Superkupa te Europes nje kampionat nje Kupe te Italise dhe nje Superkupe te Italise.
GOLAT KUNDER REALIT
3 nentori i vitit 2010 eshte nje date tjeter e shenuar ne karrieren futbollistike e sidomos nderkombetare te Filipo Inzagit. Gjate ndeshjes se dites te katert te Liges se Kampioneve Pipo shenoi dy gola kunder Realit te Madridit duke kaluar Gerd Mylerin dhe Raulin ne listen e golashenuesve me prodhimtare ne kupat europiane me 70 gola duke kaluar njeheresh edhe Marko van Bastenin ne klasifikimin e golashenuesve te Milanit te te gjitha koherave.
Me dopieten kunder Realit ai u be dhe lojtari me i vjeter ne moshe qe realizon nje gol ne Ligen e Kampioneve duke thyer rekordin e Havier Zanetit duke shenuar ne moshen 37 vjec dhe 85 dite. Legjenda europiane u shpreh pas dopjetes historike Eshte nje rekord qe ka zgjatur pesedhjete vjet. Futbolli italian ka qene i keqtrajtuar ashtu si lojtaret e tij po ky rekord deshmon se une nuk kam vdekur. Kalova dhe Van Bastenin persa u perket golave europiane me fanellen e Milanit. I kam merituar keto dy gola.
Vellezerit Inzagi
Jane qe te dy te famshem ne Itali si Filipo 37 vjec ashtu dhe vellai i tij me i vogel Simone Inzagi 34 vjec. Gjithsesi Simone 3 ndeshje me Italine asnje gol ka kontribut me te paket ne raport me Pipon. Piacenca Atalanta Lacio Samdporia jane disa nga skuadrat e Simones te martuar me aktoren Alesia Markuci. Simone Inzagi tani eshte trajner me ekipet e moshave ne Akademine e Lacios.
3 tripletat e Inzagit ne Ligen e Kampioneve
Filipo Inzagi u be lojtari i pare qe shenonte dy hat-trick ne Ligen e Kampioneve te dyja me Juventusin kur ai realizoi nje treble ne barazimin 4-4 kunder Hamburgut me 13 shtator te vitit 2000. Tripleta e pare e tij ishte ajo ne fitoren 4-1 kunder Dinamos se Kievit ne cerekfinalet e edicionit 1997-1998. Inzagi ka shenuar edhe nje triplete kunder Deportivos ne fitoren 4-0 kunder Deportivos ne sezonin 2002-2003 ne kohen qe ai luante per Milanin. Ky rekord u barazua nga Majkell Ouen i cili shenoi dy tripleta me Liverpulin dhe nje me Mancester Junaitid.
10 tripletat e Super-Pipos ne Serine A
Kur Super-Pipo shenoi nje triplete kunder Torinos ne mars te vitit 2009 ai u be lojtari italian qe kishte shenuar me shume tregolesh ne Serine A ne 25 vitet e fundit. Me 10 tripleta Inzagi la pas emra te te tille si Xhuzepe Sinjori 9 Hernan Krespo 8 Roberto Baxho Marko van Basten Gabriel Batistuta Abel Balbo dhe Vincenco Montela 7. Inzaki ka shenuar nje triplete per Atalanten kater per Juventusin dhe pese per Milanin.
Inzagi gol dhe kunder Shqiperise
Filipo Inzagi ka luajtur dy here te tjera ne Shqiperi kur me Milanin ai erdhi ne dy edicionet e para te trofeut Taci Oil 2008 dhe 2009. Ne ndeshjen e pare Milani humbi 2-1 me Tiranen - ndaj Inzagit te porsarikuperuar nderhyri ashper portieri Nallbani - nderkohe qe ne te dyten Milani pasi barazoi 3-3 me Kombetaren B te Shqiperise fitoi me penallti ne Qemal Stafa 5-4. Golat e Milanit u shenuan nga Andrij Shevcenko Ronaldinjos dhe Filipo Inzagi. Super-Pipo ishte dhe kapiteni i Milanit ne pjesen e dyte dhe pikerisht atij ia dorezoi trofeun e kupes Taci Oil Presidenti i Republikes Bamir Topi. Ne nje prej ankandeve per shitjen e bluzave te futbollisteve te Milanit ajo e Filipo Inzagit u shit 3 mije euro dhe u ble nga Maringlen Bundo.
RENDITJA E GOLASHENUESVE
Kupa e Kampioneve/Liga e Kampioneve
V Lojtari Gola Ndeshje Debutimi
1. Filipo Inzagi 70 112 1995
2. Raul Gonmzales 69 140 1995
3. Gerd Myler 69 69 1967
4. Andrij Shevcenko 64 130 1994
5. Rud van Nistelroi 62 88 1998
6. Tieri Henri 59 139 1996
7. Henrik Larson 59 106 1996
8. Eusebio 54 73 1961
9. Alesandro Del Piero 53 126 1995
10. Alfredo di Stefano 50 60 1955
Liga Kampioneve nga viti 1992 formati aktual
1. Raul Gonmzales 68 140 1995
2. Rud van Nistelroi 56 81 1998
3. Tieri Henri 50 114 1996
4. Andrij Shevcenko 48 115 1994
5. Filipo Inzagi 46 83 1995
6. Alesandro Del Piero 42 96 1995
7. Fernando Moriente 33 93 1995
8. Didier Drogba 33 63 2003
9. Lionel Mesi 30 50 2004
10. David Trezege 29 58 1997
Golashenuesi i gashte me i mire te Italia
Filipo Inzagi ka luajtur 57 ndeshje me fanellen e Kombetares se Italise nga 8 qershori i vitit 1997 ne nje ndeshje kunder Brazilit duke shenuar ne total 25 gola. Ai ka qene pjesemarres ne Kupen e Botes se vitit 1998 2002 dhe 2006 si dhe ne Euro 2000. Ne Euro 2004 ai mungoi per shkak te demtimit. Inzagi eshte kampione bote me Italine ne vitin 2006. Inzagi ka vuajtur shume nga demtimet ne gju dhe kavilje. Aktualisht Super-Pipo eshte golashenuesi i gjashte me i mire ne historine e Kombetares italiane vend qe e ndan me Adolfo Baloncierin dhe Alesandro Altobelin.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte 05 Nentor 2010