Paqe Zidane-Materaci perqafim mes armiqve
TIRANE-Zinedine Zidane dhe Marko Materaci kane bere me ne fund paqe mes tyre. Dy protagonistet e finales se Berlinit Itali-France qe u mbyll me goditjen me koke te francezit ndaj mbrojtesit italian nuk kishin folur per vite me radhe me njeri-tjetrin. Madje Zidane shpesh kishte refuzuar te pranonte edhe faljen e Materacit. Por dy dite me pare gjithcka eshte zgjidhur me nje happy-end mes te dyve. Lajmi eshte bere i ditur nga e perditshmja spanjolle Marca qe shkruan se Materaci ishte duke pritur Zhoze Murinjon ne hollin e hotelit ku qendronte Reali i Madridit ne Milano kur aty eshte shfaqur papritmas Zidane. Ne fillim te dy jane pershendetur ne menyre te ftohte ndersa me pas ka nisur nje bashkebisedim formal. Tonet ne fillim kane qene si te dy njerezve te larget por me pas atmosfera eshte permiresuar. Ne fund te dy jane perqafuar ne menyre te ngrohte e perditshmja madrilene e ka komentuar si nje paqe mes tyre. E shkuara tashme eshte harruar shkruan Marca.
d.b/BalkanWeb
d.b/BalkanWeb