Lojtarët më të mirë dhe më të dobët të Kupës së Konfederatave
11 lojtarët më të mirë të Kupës së Konfederatave
E vështirë mos të zgjedhësh disa lojtarë të Brazilit, skuadra e cila e stërfitoi këtë kompeticion. Ja cilët janë lojtarët më të mirë të Kupës së Konfederatave sipas Eurosport.
11 lojtarët më të dobët të Kupës së Konfederatave
Në këtë listë nuk janë futur lojtarët e Tahitit, por lojtarët e ekipeve më të rëndësishëm dhe që shkuan më larg në kompeticion. Ja cilët janë lojtarët më të dobët të Kupës së Konfederatave sipas Eurosport.
*******************
Çmimin e golashënuesit e fitoi Torres, Sezar të portierit
Neymar, lojtari më i mirë i Kupës së Konfederatave
Pas finales së Kupës së Konfederatave e cila u fitua nga Brazili 3:0 u ndanë edhe çmimet individuale. Talenti brazilian Neymar u zgjodh si lojtari më i mirë i këtij evenimenti. Blerja më e bujshme e katalanasve në këtë merkato verore tregojë përgjatë gjithë kompeticionit vlera të mëdha duke u bërë lider i Seleçaos edhe pse në një moshë shumë të re.
Renditja
Me golat e tij, spektaklin e dhuruar dhe marrjen e përgjegjësisë për të udhëhequr kombëtaren e tij drejt trofeut Neymar ka treguar pjekurinë si lojtar duke bërë që trofeu i lojtarit më të mirë ti shkojë pikërisht atij. Në vendin e dytë u rendit spanjolli Andres Iniesta ndërsa në vendin e tretë u rendit braziliani tjetër Paulinjo.
Golashënuesi dhe portieri
Çmimin e golashënuesit më të mirë e fitoi Fernando Torres i Spanjës me 5 gola. Po aq gola ka realizuar edhe sulmuesi brazilian Fred, i cili megjithatë përfundoi në vendin e dytë, kurse Neymar e mbylli listën e fituesve me 4 gola të shënuar duke marrë edhe një tjetër trofe në këtë event futbollistik. Për sa i përket portierëve, gardiani Hulio Sezar, u cilësua si portieri më mirë i këtij kompeticioni. Veterani Brazilian ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në të gjitha ndeshjet duke qenë një shtyllë kryesore e ekipit të drejtuar nga Felipe Skolari. Ajo që vihet re në dhënien e këtyre çmimeve është fakti se shihet qartë një dominim i lojtarëve brazilian të cilët arritën të bënin për vete edhe Kupën e Konfederatave.

