E Diel, 1 Nëntor 2026

Lorente zbarkon në Torino: Dua të fitoj Champions League

Spanjolli merr numrin 14. Ja tratativat e tjera të klubit bardhezi

lorenteFernando Lorente i është bashkuar më në fund Juventusit. Sulmuesi spanjoll, që ka nënshkruar me bardhezinjtë që gjashtë muaj më parë, ka zbarkuar ditën e djeshme në Torino, ku do të kryejë vizitat mjekësore dhe sot do të bëjë edhe prezantimin zyrtar si lojtar i Juventusit. Ndërkohë, ai është shprehur shumë i emocionuar për këtë eksperiencë, duke thënë se dëshiron të fitojë Champions League me Juventusin. Juventus është skuadra më e fortë në Itali dhe një nga më të mirat në Evropë. Projekti i këtij klubi është i jashtëzakonshëm. Ata dëshirojnë shumë të fitojnë Champions League dhe kjo është një nga arsyet përse pranova transferimin në Torino. Nuk e kisha menduar ndonjëherë se do të largohesha nga Atletik Bilbao, por situata ndryshoi me shpejtësi. Mezi po pres të nis këtë aventurë të re dhe të hyj në planetin juventin, ka thënë sulmuesi bask. Ai ka marrë fanellën me numër 14.
Prezantimi
Prezantimi i tij përpara mediave është parashikuar sot, ku do të mbahet edhe një fjalim. Ashtu siç ndodhi me Tevez, interesi për të pritur Lorenten ishte i madh dhe tifozët bardhezi e kanë shoqëruar sulmuesin bask nga aeroporti deri në ambientet e skuadrës së Juventusit.
Merkato
Nga ana tjetërdrejtuesit e Juventusit vazhdojnë të punojnë në merkato, ku dy objektivat e momentit janë malazezi Jovetiç dhe qendërmbrojtësi Ogbona. Sipas mediave italianë thuhet se dirigjenca bardhezi nuk do të ndalet në luftën për të sjellë në Torino ballkanasin e Fiorentines pavarësisht, se në garë së fundmi është futur edhe Real Madrid. Ajo që favorizon Juventusin në këtë aspekt është fakti se vetë lojtari ka shprehur dëshirën për të luajtur me kampionet e Italisë, ndërsa i vetmi problem deri tani është çmimi i lartë i vendosur nga presidenti i Fiorentines Della Valle për kartonin e Jovetiç. Një tjetër përforcim për Juventusin, duket se i përket repartit të mbrojtjes dhe është qendërmbrojtësi Angelo Ogbona. Sipas mediave italiane behet e ditur se mes klubit të drejtuesve të klubit të Torinos dhe atyre të Juventusit është arritur marrëveshja që mbrojtësi italian me origjinë afrikane të veshë fanellën bardhezi në edicionin e ardhshëm. Tani mbetet vetëm zyrtarizimi dhe detajet e arritjes së marrëveshjes, pasi gjithçka flitet se është mbyllur.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›