E Diel, 1 Nëntor 2026

Beqja: Vendi ka nevojë për normalitet fiskal dhe normalitet demokratik

Muhamed Veliu
TCH

ilir beqjaIlir Beqja, anëtar i grupit të punës nga Partia Socialiste i cili së bashku me Edmond Haxhinaston e Lëvizjes Socialiste për Integrim janë mandatuar për hartimin e një plani të detajuar pune të qeverisë së majtë, në një intervistë për Top-Channel tregon piketat e para të hedhura deri më tani në këtë drejtim.
Plani
Sipas Ilir Beqjas, hartimi i planit ka të bëjë me mënyrën e qeverisjes në 300 ditët e para të qeverisë së re, duke pasur parasysh premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale. Ne kemi filluar nga puna praktikisht në mënyrë të përbashkët për të hartuar kuadrin e plotë qeverisës në kuptimin programor dhe për të punuar në mënyrë më të detajuar për planin qeverisës të 300 ditëve të para. Bëhet fjalë se si do të përkthejmë në program qeverisës angazhimet dhe zotimet elektorale që të dyja forcat politike kanë marrë në programet e tyre elektorale dhe gjatë fushatës elektorale. Të dy partitë tona kanë synim punësimin për më tepër kemi goxha dakortësi në sektorët që duhet të zhvillohen për të pasur këtë punësim. Tashmë programi qeverisës duhet të mbështesë sektorët që do të japin produktin që është punësimi. Dhe përveç angazhimeve programore tani nisim të gjejmë instrumentat dhe mekanizmat që do ti vejmë në zbatim dhe padyshim kush janë burimet e nevojshme financiare që do të duhen të injektohen në sektorë në funksion të zhvillimit dhe produktit të punësimit, shprehet Beqja.
Sektorët
Duke u ndalur tek sektorët të cilët kanë nevojë për ndërhyrje të menjëhershme, Beqja evidenton sektorin prodhues. Nëse do të përdorim fjalën emergjencë unë do të thoja se emergjencë kërkohet në stabilietin e dy aspekteve. Vendi ka nevojë për normalitet fiskal dhe normalitet demokratik. Ndërsa po të flasim për sektorët ku duhen ndërhyrje urgjente afatmesme dhe afatgjatë janë qoftë sektori prodhues si ai i manifakturës, fshati, bujqësia , turizmi dhe padyshim një qasje krejt e re në administrimin e burimeve tona natyrore, deklaroi Beqja. Në vijim, Ilir Beqja hedh poshtë të gjitha pretendimet se mes PS dhe LSI ka një diskordancë për sa i përket propozimeve që lidhen me taksimin.
Nuk kemi diskordancë në taksimin në Shqipëri. Edhe gjatë fushatës nuk ka pasur diskordancë të tillë edhe pse është krijuar një perceptim sikur partitë kanë këndvështrime të ndryshme për taksimin. Ne dhe LSI jemi shprehur për një nivel taksimi tek korporatat. Jemi shprehur për progresivitet tek të ardhurat. LSI-ja ka bërë një propozim për tre nivele propozimi ynë ka më shumë nivele por nuk besoj se problemi do të jenë nivelet e progresivitetit, përfundon Ilir Beqja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›