E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vata, idhulli i tifozëve të Arminias, në udhëkryq

- Fatmir Vata është te skuadra e Bundesligës gjermane, Arminia Bielfeld, gati një institucion. Mesfushori i avancuar i përket aktorëve më të vjetër në grupin aktual të Arminias. Prej kohësh hapësira për ish-lojtarin e Kombëtares shqiptare është mbyllur.
Prej shumë javësh 35-vjecari nuk është më në listën e 18-lojtarëve, të cilët thirren nga trajneri Ernst Midendorp për një ndeshje Bundeslige. Pasoja: pakënaqësia është e madhe te Vata.
Edhe të dielën e kaluar, në fitoren 2-1 të ekipit të tij kundër Bajer Leverkuzen futbollisti më i dashur i tifozëve pati vend vetëm në tribunë. Jo vetëm në atë ditë, por dhe dhe më parë për babain e dyfishte, është e qartë se e ardhja e tij nuk lidhet me Bielefeldin.
Edhe pse shqiptari nënshkroi në fillim të këtij viti një kontratë përtërtiëse deri në vitin 2008, shenjat janë të qarta se atë e pret ndarja. Drejtori sportiv i klubit, Reinhard Saftig ka theksuar më parë se nuk do t'i nxjerrë asnjë pengesë Fatmirit në rast se ai dëshiron të ndrojë klub.
Vata duhet të vendosë në lëvizje të gjitha levat në rast se ai dëshiron që sezonin e ardhshëm të gjejë një punëdhënës të ri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›