Parlamenti lakuriq opozita shtyhet me garden

Deputetet e PS-se mesyjne Berishen ne podium. Seanca e pare tensionet e nderpresin 4 here
Nje seance e gjate e mbizoteruar nga tensioni sharjet mes deputeteve e deri tek akuzat qe nisnin me lakuriqesite e kryetarit te PS-se dhe perfundonin tek kelyshet e Bllokut. Ne kete menyre nisi seanca e pare plenare ne Kuvend per vitin qe ka hyre. Shkak u be Jozefina Topalli Kryetare e Kuvendit e cila krijoi situate kaotike kur thirri njeri pas tjetrit per te folur kreret e PD-se LSI-se dhe grupit te PS-se per tu lene me pas vendin replikave te njepasnjeshme mes Berishes dhe Rucit. Ne fillim te seances qe nisi nje ore me vonese znj. Topalli vleresoi punen e bere gjate sesionit te kaluar ne Kuvend. Me tej ajo shpalli rendin e dites dhe ate trejavor te punimeve e tha se per te ishte rene paraprakisht dakord nga Konferenca e Kryetareve.
Menjehere me pas ajo kerkoi te dinte nese dikush e donte fjalen dhe ia dha ate Ilir Metes.
Teksa Meta afrohej ne foltore Topalli therret emrin e Gramoz Rucit. Meta kthehet mbrapsht dhe Ruci futet ne foltore. Ne keto caste teksa ai niste te fliste nderhyri Berisha. Replika mes Rucit dhe Berishes dhe paralajmerimi se kjo seance do te ishte e gjate. Ne vijim Topalli kerkoi qe te nderpritet seanca dhe transmetimi televiziv. Ne keto caste ne foltore u afruan shume deputete kryesisht socialiste dhe replikat e akuzat personale qe Berisha leshoi ne drejtim te kryesocialistit Rama ne lidhje me video-pergjimin Meta-Prifti cuan perseri drejt mbylljes kete seance. Deputetet socialiste u ngriten nga vendi per te kundershtuar theniet e Berishes Videoja nga ai qe ka akuzuar te atin per babain e djalit te tij. Ai qe ka paditur ne gjykate te atin dhe nuk ka pranuar te beje analizen. Ku ka familje ai njerihellip Nderkohe qe Garda rrethoi podiumin nga ku fliste Kryeministri duke mos lejuar me tej afrimin e deputeteve te revoltuar. Keto shprehje te Kryeministrit detyruan Kryeparlamentaren te mbyllte per here te dyte seancen. Fyerjet nuk kishin te mbaruar. Pak minuta me pas kjo gje mori fund dhe Ruci mori fjalen qe i ishte dhene. Gjate fjales se tij Gramoz Ruci i kerkoi Kryeministrit Berisha te largohet duke e lene vendin te shkoje ne zgjedhje te parakohshme.
Pema e korrupsionit duhet shkulur nga rrenjet dhe kjo duhet te filloje nga ju zoti Kryeminister. Zoti Kryeminister jeni nje kryeminister ne ikje nje keshille po te jap kemi nje oferte te fundit per ty ik largohu hapi rruge vendit hapu rruge shqiptareve largohu dhe hapu rruge zgjedhjeve te parakohshme ke vetem nje alternative te mundshme - theksoi Ruci. I menjehershem ishte reagimi i Kryeministrit Berisha. Ne repliken e tij ai deklaroi Vetem nje fjale kam i nderuar zoti Ruci. Kelyshet e Bllokut dhembe nuk kane lehin por nuk kafshojne. Me rroba grash ia ke mbathur ti qe flet keshtu je larguar nga Shqiperia me rroba grash. Te ka denoncuar kryetari yt. Ia ke mbathur kostum grash. Pse e ke bere ti e di - deklaroi Berisha. Ne replike Ruci tha Mos mendo qe ate dite qe kam ikur nga Shqiperia kam ikur nga frika jote... Kam ikur ne oren 3 te dites i veshur me kostum. Ne kunderpergjigje Berisha tha Ike me rroba grash se te lashe une. Teksa fliste Kryeministri Berisha perseri salla u perfshi nga tensioni. Akuzat personale qe Berisha leshoi ne drejtim te kryesocialistit Rama ne lidhje me video-pergjimin Meta-Prifti cuan perseri drejt mbylljes kete seance. Me rifillimin e seances gjate kohes qe Kryeministri Berisha ishte duke diskutuar u eshte drejtuar me fjalet Shkoni zhvishuni ne plazh. Me tej debatet kane kaluar ne artikulime personale mes deputeteve te pranishem duke bere te detyrueshme nderprerjen e disata here te seances. Ne rreth 4 ore e gjysem seanca e pare e ketij sesioni eshte nderprere dhe ka rifilluar disa here derisa u mbyll me votimin e ministrave te rinj te LSI-se.
Replikat Berisha-Ruci nga lakuriqesia deri tek kelyshet e Bllokut
Berisha Zonja kryetare dy perfaqesues te klaneve te droges klanit te Gjures... Sonte ketu do jeni... degjo ketu ti Taulant Gjura kur te kercenosh ti njeri ketu shko futu ne shpellat e Gjures. Ik mor aty qelbanik
Menjehere i eshte dhene fjala kreut te grupit socialist Gramoz Ruci qe tha se kryeministri Berisha po e con vendin ne nje krize qe opozita do ta zgjidhe kete here pa mazhorancen e cila sipas numrit nje te socialisteve ne kuvend eshte zhytur ne llumin e korrupsionit duke bere qe ne drejtim te kryeministrit Berisha Ruci te artikulonte nje oferte.
Ruci Ne kemi edhe nje oferte te fundit per ty. Ik Largohu e hapi rruge vendit Hapi rruge shqiptareve. Ato qe pane shqiptaret ne ate video jane faktet e pazareve tuaja me te pista ato qe beni cdo dite ne kurriz te shqiptareve.
Berisha I nderuari zoti Ruci Kulishte e bllokut lehin dhe nuk hane. Zogjte e bunkerit nuk fluturojne. Kaq Me rroba grash ja ke mbath ti qe flet ketu. Je larguar nga Shqiperia me rroba grash.
Meta Ju keni hallin e 8 Majit por ne 9 Maj e kam deklaruar dhe po e deklaroj perseri do te jete fitore mbi fashizmin sepse eshte pervejtori por do te jete fitore edhe mbi spiunet qe kerkojne te ringjallen ne politiken shqiptare ne shoqerine shqiptare.
Por seanca vijoi me pas akuza te forta te vjetra dhe te reja ne drejtim te kreut te opozites Edi Rama nga kryeministri Berisha cka ka sjelle edhe protesten e socialisteve ne sallene parlamentit.
Berisha Kishte montuar se kryeministri dha direktiva per tenderin. Kam ndjere nje kenaqesi te madhe sepse kur ta ben kete ai qe ka akuzuar te atin per baba te djalit te tij ai i cili e ka padit ne gjykate te atin dhe ska pranuar te beje analizen. Ai te nderon O mjerane Lakuriq nuk e kam zhveshur une por eshte zhveshur vete ai. O mjerane Lakuriq nuk ja kane zhveshur gruan te tjetet e ka zhveshur vete gruan ne plazhe. Kujt doni tia shisni keto Me kete moral nuk shkon as deri tek dera. Ky eshte kryetari juaj Turpi juaj qe mbroni lakuriqin Turpi juaj qe mbroni ate qe ka akuzuar te atin
Ne kushte jo te zakonta ku deputetet e opozites kane qendruar perpara podiumit te kreut te qeverise ky i fundit ka vijuar me akuza edhe kundrejt secilit prej deputeteve te opozites.