Loncarevic: Largohem, situata eshte teper e tensionuar
Trajneri i Tiranes, Ilia Loncarevic dha doreheqjen nga stoli i Tiranes, pas barazimit te djeshem me Kastriotin. Kroati e kishte menduar largimin e tij, pasi pas ndeshjes theksoi se kishte qenw gati qe te merrte nje vendim te tille, edhe sikur Tirana te kishte fituar me nje rezultat te thelle. - "Vendosa qe te largohem nga drejtimi i Tiranes," - theksoi Loncarevic. - "E marr kete vendim, pasi situata ne ekipin qe une drejtoj eshte teper e tensionuar. Do te largohesha, edhe sikur Tirana te fitonte me Kastriotin," - theksoi kroati. Sipas Loncarevic ne nje situate te tille nuk mund te vijohet me tej, ndaj edhe largohet per t'i hapur rruge nje ecurie me te mire. Trajneri nuk deklaroi se cilet ishin fajtoret apo pergjegjesit per ecurine dhe lojen e dobet te Tiranes, ne keto jave. Gjithsesi, doreheqja e tij ishte e parevokueshme dhe nga dita e djeshme ai nuk eshte me trajneri i bardhebluve. Ilia Loncarevic mori drejtimin e Tiranes, pas perfundimit te sezonit te kaluar. Ai drejtoi bardheblute ne "Champions" dhe pas eliminimit me Stabaekun, u konfirmua serish, [pr me polemika, per te drejtuar Tiranen, ne edicionin e ri. Loncarevic pas gjashte javeve dhe startit te dobet vendosi te largohet. Me pare, nga trajneret e Superiores jane larguar Gugash Magani (Shkumbini), Eqerem Memushi, (Flamurtari), Ilir Qirjako (Gramozi) dhe Hasan Lika (Vllaznia).