E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti çek Klaus viziton sot Tiranën

Gjatë vizitës dy ditore në vendin tonë, Klaus do të takojë drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar, Presidentin e Republikës, Bamir Topi, Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, etj.

Në axhendën e Presidentit të Çekisë, Vaçslav Klaus parashikohet gjithashtu dhe pjesëmarrja në ceremoninë e promovimit të librit të shkruar prej tij “Planeti blu nën vargoj të gjelbër”, që do të organizohet nga Instituti për Marrëdhënie Ndërkombëtare, në kujdesin e posaçëm të Drejtorit të këtij Instituti, z. Albert Rrakipi.

Një tjetër moment i rëndësishëm i vizitës zyrtare të Presidentit çek në Shqipëri është pjesëmarrja bashkë me Presidentin Topi në Forumin e Biznesit shqiptaro-çek.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›