Tropojë, 4 kosovarë në pranga për trafik automjetesh
Katër kosovarët u ndaluan në flagrancë ndërsa ishin duke transportuar një kamion dhe një traktor të vjedhur në Kosovë me destinacion Shqipërinë.
TROPOJE- Policia kufitare në bashkëpunim me policinë e komisariatit Tropojë, kanë arrestuar 4 persona, shtetas me kombësi kosovare të akuzuar për trafik të mjeteve motorike.
Rustem Bardhmemaj, Ali Ukhaxha, Dush Bytyci dhe Kristi Berisha u ndaluan në flagrancë ndërsa ishin duke transportuar një kamion dhe një traktor të vjedhur në Kosovë me destinacion Shqipërinë.
Ndalimi i tyre u bë në fshatin Pades sapo kalon kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, teksa të arrestuarit të hipur në të dy mjetet po udhëtonin drejt Tropojës.
Në njërin prej mjeteve të arrestuarit kishin vendosur dhe goma të vjedhura në Kosovë. Për 4 të ndaluarit është dhënë masa e arrestit burg pa afat.
(s.g/BalkanWeb)