E Shtunë, 31 Tetor 2026

Loncarevic ngarkon me pune miqte e tij, per te studiuar Stabekun

Trajneri i Tiranes theksoi se e njeh skuadren norvegjeze nga emri dhe si kampione e ketij vendi e ben ate shume te forte dhe nje kundershtar qe do te jete i veshtire per t'u kaluar. Fakti qe Stabek nuk eshte emer i njohur ne arenen nderkombetare, do te thote thjesht se trajneri kroat duhet te kete me shume informacion, por kjo sipas tij nuk perben ndonje epersi. Rosenburgu i njohur ne arenen nderkombetare per paraqitjet e viteve te fundit ne Evrope, qe mbeti pas Stabekut, ne vitin e kaluar, eshte i njohur per ecurine ne "Champions". "Kam ngarkuar disa miq te mi qe ndodhen ne Kroaci,- shpjegon Loncarevic, - qe te me informojne rreth gjendjes se kesaj skuadre, para se te perballemi ne turin e dyte". Stabek nuk e ka nisur mire sezonin aktual, madje kaloi edhe nje krize financiare, por megjithate mbetet nje skuader shume e forte per bardheblute. Aktualisht Stabeku eshte ne kampionat dhe renditet nga mesi i tabeles. Sipas trajnerit, jo vetem qe eshte ekipi kampion ne fuqi ne Norvegji, por fakti se garon ne kampionat, do te thote se ata kane epersi, pervec lojtareve cilesore edhe pergatitjet fizike. Tiranes i duhet te beje shume deri ne perballjen e pare dhe fati duhet te jete me te ne dy perballje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›