E Shtunë, 31 Tetor 2026

Melberg, zyrtarisht tek Olimpiakosi

Mbrojtesi i Juventusit, Olof Melberg kaloi te Olimpiakosi, ne menyre zyrtare. Transferta qe eshte lakuar gjate pese diteve te fundit, ka ardhur pas vendimit te klubit te Pireut qe te paguaje 2.5 milione euro per bardhezinjte gjate dy viteve te ardhshme. Ish-lojtari i Aston Viles, ka luajtur gjate sezonit te fundit, me shume ne vend te lojtareve te demtuar te Juves, si te Xhorxhos Kielinit, Nikola Legrotalies dhe Jonatan Zebinas. Olimpiakos fitoi Super Ligen e Greqise, gjate sezonit te fundit me tete pike me shume, duke pasur shprese se me eksperiencen e Melbergut do te arrije te kualifikohet ne fazen e grupeve, ne Ligen e Kampioneve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›