"Suksesi kerkon lojtare dhe pergatitje"
Bardheblute do te presin me 15 korrik ne Tirane nje kundershtar te forte, Stabekun, kampionet e Norvegjise
Aranit Muraci
Ekipet shqiptare pjesemarrese ne Evrope, nga dita e djeshme normalisht duhet te fillonin pune, qe te studionin kundershtaret e tyre ne Evrope. Tirana, Dinamo, Vllaznia dhe Flamurtari, qe te arrijne ndonje sukses te mundshem duhet te kene fat, sepse pjesa me e madhe e tyre e shohin veten me probleme organizimi. Nga ana tjeter, ato sapo kane filluar nga pergatitjet, pa kryer ndonje merkato cilesore, per te konkurruar me dinjitet ne Evrope. Ashtu si cdo vit, ekipet tona nisin shume me vonese pergatitjet e tyre per sezonin e ri dhe ne merkato afrojne lojtare te "emergjences", pa asnje kriter. Nje konstatim te tille ka bere ne ditet e para te punes se tij si trajneri i ri i Tiranes, Ilia Loncarevic. Kroati ve theksin mbi dy probleme kryesore, qe thekson se i has skuadra me e mire e vendit, ne vigjilje te ndeshjeve evropiane. "Organizimi nuk eshte edhe aq i mire, sa kam konstatuar aktualisht dhe duhet te flas me drejtuesit qe te marrim masat ne kohe, si per ndeshjet evropiane edhe per sezonin e ri", - thekson Loncarevic, i cili shpreson qe gjerat te ndryshojne ne ditet e metejshme. Trajneri i Tiranes si nje mangesi te ekipit te tij, para se te mendoje kualifikimin ne Champions, thote se stervitja ka nisur shume vone dhe faza pergatitore ne vend qe te kishte perfunduar, ajo ende nuk ka filluar. "Jemi shume vone me stervitjen", - shprehet kroati Loncarevic. Shpresoj qe gjendja te permiresohet ne kohe, gjate ketyre diteve qe na kane mbetur, deri ne perballjen me kundershtarin evropian. Gjithsesi, me nje karriere te pasur mbi supe, trajneri aktual i Tiranes shprehet optimist se ne drejtimin e Tiranes do te shenoje nje sukses. Tirana eshte nje nga skuadrat me te mira qe kam drejtuar gjate gjithe karrieres sime", - shprehet 65-vjecari kroat. Tirana, nen drejtimin e Ilia Loncarevic ka nisur pergatitjet me nga dy seanca ne dite. Bardheblute do te nisen drejt Ohrit, per te zhvilluar nje faze pergatitore, nderkohe qe pritet te mberrijne edhe perforcimet, gjate ketyre diteve. Lojtaret qo do t'i bashkohen Tiranes jane tre emra, qe Loncarevic thote se i ka sugjeruar ne tregun kroat dhe shpreson qe te pershtaten me ekipin. "Nje portier ka mberritur. Duhen edhe tre perforcime te tjera. Ana financiare qe afrohet nga klubi nuk mund te garantoje lojtare me kualitete te vecanta. Jemi duke kerkuar ne tregun kroat tre lojtare, te cilesive qe kane edhe futbollistet aktuale te ekipit qe drejtoj, per t'u kompletuar, para ndeshjeve evropiane",- perfundon kroati. Dy ekipet e tjera, Flamurtari dhe Vllaznia kane nisur me shpejt pergatitjet, por kane vepruar ende ne merkato. Situata e tyre eshte e ngjashme, me nje ndryshim se Vllaznia pritet te kete nje kundershtar me te dobet, se Tirana dhe Flamurtari.
Turi i trete
Tirana do te provoje kualifikimin ne kryeqytet dhe nese me nje rezultat pozitiv shpreson qe te shkoje ne turin e trete kualifikues. Edhe Flamurtari, do ta kete te veshtire kualifikimin, ne turin e trete. Ekipet tona nuk kane afruar shume lojtare cilesore.
Kushtezimet
Ana financiare eshte ajo qe kushton ekipet tona. Presidentet e futbollit njihen si sponsore dhe si te tille nuk mund te shpenzojne me shume para, qe do te thote se ne arenen nderkombetare nuk shkojme me larg se kalimi i nje turi.