E Diel, 1 Nëntor 2026

“Londër 2012”, Serbia me medalje të artë

Milica Mandiç e Serbisë ka fituar medaljen e parë të artë për vendin e saj në Lojërat Olimpike duke marrë titullin në tekvondo në kategorinë e femrave deri në 67 kilogramë.

Mandiç mposhti Ane-Karoline Grafe të Francës në një garë të ngushtë me 9 me 7.

Gjatë ditës së shtunë, Mandiç mposhti kampionen olimpike Maria Espinoza të Meksikës dhe Anastasia Barishnikova të Rusisë, e cila moti medaljen e bronxtë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›