Alban Meha, eurogol kundër Bochum-it
Mesfushori shqiptar, Alban Meha ka shënuar gol në fitoren e skuadrës së tij ndaj Bochumit me rezultat 4:0 në kuandër të javës së dytë në Bundesligen 2 të Gjemanisë. Pretendenti për një vend në Kombëtaren Shqiptare, ka shënuar në minutën e 40-të me një eurogol nga gjuajta e lirë. Ishte ky goli i dytë i Paderbornit në këtë ndeshje dhe i dyti për Albanin në këtë sezon. Me këtë fitore skuadra e Paderbornit, renditet e para në tabelë pas dy xhirove. Është ky një sinjal i fortë për trajnerin e Kombëtares Gianni De Biasi, i cili publikoi listën anti-Moldavi, ku mungonte emri i Mehës.
Linku ku mund te shikoni golin e Mehes
http://www.youtube.com/watch?v=8_EgfBE_4AU&feature=player_embedded#!
