Londër 2012, përjashtohet Pulaku, pozitiv edhe në testin B antidoping
Peshëngritësi i shqiptar Hysen Pulaku ka humbur të drejtën e marrjes pjesë në Lojërat Olimpike Londër 2012, pasi ka rezultuar pozitiv edhe në testin e dytë antidoping.
Për konsumimin e lëndëve të ndaluar nga sportisti shqiptar u lajmërua dje, pasi kishte rezultuar pozitiv në testin e kryer pak ditë para marrjes pjesë në Lojërat Olimpike.
Ende nuk ka detaje se çfar substance ka marrë sportisti, ndërsa tani ai është në pritje të masës ndëshkimore.
Kjo është tronditja e tretë për Federatën Shqiptare të Peshëngritjes pas dënimit të Ilir Sulit dhe Erkand Qerimajt. Ky i fundit u dënua vetëm pak kohë më parë nga Federata Botërore e Peshëngritjes ai në kamiopnatin e zhvilluar në Turqi, ku dhe mori medalie ari, rezultoi se mori lëndë të ndaluara.
Peshëngritësi shqiptar i është nënshtruar testimit në Antalia, ku dhe u shpall Kampion i Evropës, në peshën 77 kg në kampionatin e fundit. Pas testeve të bëra urina e Qerimaj tregoi se përmbante një substancë të familjes Metyl hexanamine. Shkresa i është dërguar Federatës Botërore të Peshëngritjes që më 4 maj 2012 dhe thuhet se këto substanca rrisin energjinë dhe ndihmojnë në humbjen e peshës. Ndërsa pak javë më parë dënimi i tij u ul nga dy vjet pezullim nga garat sportive, në 11 muaj.
/IDEA/