Shtyhet për në vjeshtë 21 Janari, gardisti: Llupo më kërkoi armën
Tiranë- Një nga çështjet më të forta gjyqësore të drejtësisë shqiptare ajo e ’21 Janarit’ është shtyrë për në vjeshtë pasi trupa gjykuese merr pushimet verore.
Gjykata e Tiranës në seancën e sotme njoftoi se gjyqi i rradhës do të mbahet me datën 12 Shtator pasi sot u mbyll sezoni gjyqësor ndaj tre të akuzuarve Ndrea Prendi, Agim Llupo dhe Margarit Kume.
Gjatë senacës së sotme janë gëgjuar dëshmitë e tre gardistëve të pranishëm më 21 Janar, Renis Tahiri, Ilir Duraku dhe Përparim Pashukaj.
Në deklaratën e tij kanë gardisti Tahiri rrëfeu para gjykatësit Besnik Hoxha se kur Agim Llupos i ishte bllokuar arma e tij automatike ai i kishte dhënë armën e tij, teksa të bllokuarën e kishte çuar në furgonin e Gardës në krah të Ministrisë së Financave. Ndërkohë mbrojtja po përpiqet të tregojë se Llupo s’ka qëlluar.
Sakaq Renis Tahiri ka shtuar se ajo s’ishte arma e tij por e një gardisti tjetër, ato ishin ndërruar në furgonin e gardës kur situata ishte tensionuar.
Gardisti tjetër Ilir Duraku i tha gjykatës se në momentin që mbante në ruajtje shefin e tij Ndrea Prendin ai ishte plagosur nga goditja me tulla dhe gurë nga ana e demostruesve. Ai kishte këmbëngulur ta çonte në spital Prendin por ish-shefi i gardës s’kishte pranuar.
Ndërkaq dëshmitari tjetër ka folur vetëm për tensioner me 21 Janar. Po sot gjykata pranoi edhe vendodhjen e re të Ndrea Prendit, pasi ky i fundit po vuan arresti e shtëpisë në një banesë të re në “Komunën e Parisit.
Gjyqi ndaj Margarit Kumes, Agill Llupos dhe Ndrea Prendit do të vijojë në 12 Shtator me prova të tjera për të provuar fajësinë apo pafajësinë e tyre për vrasjen e 4 demostruesve dhe për fshehje të të vërtetës në rastin e Kumes.
/IDEA/