E Enjte, 5 Nëntor 2026

Londër, Rama: Energjia prioriteti ynë, do të bëhemi të pavarur! Turizmi pika jonë e fortë

Kryeministri Edi Rama, e ka nisur fjalën e tij në samitin e BERZH, i cili u mbajt gjatë ditës së sotme në Londër, me një mesazh sensibilizues për Ukrainën. Gjatë fjalës së tij ai e vuri theksin në disa prej prioriteteve të Shqipërisë gjatë viteve të ardhme, investime të rëndësishme dhe zhvillimin e ekonomisë sonë.

“Energjia, sigurisht është kryesore për të gjithë, dhe ne po punojmë për të qysh prej ditës së parë që kam ardhur në qeveri. Tani po ecim drejt realizimit të objektivit për të pasur një vend të pavarur nga pikëpamje energjetikë, duke përmbushur investime të cilat janë tashmë në proces. Ne kemi problemin e të qenit tërësisht të varur nga energjia hidrike, por kjo bashkëshoqërohet me dobësinë e varësisë thjesht nga një burim. Ajo çka po bëjmë është të diversifikojmë. Kemi investime në energjinë diellore, por përpjekja më e madhe është për atë hidrike, kjo që të bëhemi të pavarur ne asketin energjetik. Së dyti, është turizmi, natyrisht i lidhur fortë për infrastrukturën. Dhe flas për korridorin blu, i cili është pjesë i rrjetit evropian. Pjesë e procesit të Berlinit dhe asaj ça ne kemi gatuar sëbashku me komisionarit Varhelyi. Në të njëjtin korridor do të kemi edhe hekurudhën. Kemi nisur po kështu investimet në porte, turistike dhe tregtare. Do të transformojë të gjithë tablonë e vendit, si turizmi, me 4 porte të reja turistike. Ndërkohë ai tregtari do të ndërtohet jashtë, Po ashtu edhe aeroportet e reja. Kemi përfunduar një verilindje dhe kemi nisr një në jug. Përparësia e 4 është digjitalizimi i plotë, për të afruar sa më shumë rininë me teknologjinë. Kemi tashmë 95% të shërbimeve për njerëzit në mënyrë dixhitale. Në muajt në vijim do të mbyllim të gjitha zyrat ku qytetarët merrnin shërbime dhe gjithçka do të jetë online. Në të njëjtën kohë po bëjmë përpjekje për arsimin, për të sjell shamë fëmijë në botën e teknologjisë. Unë besoj se jemi nga ato pak vende qe vijnë që kanë të njëjtin çmim të energjisë, sidomos për konsumatorët, familjarët dhe bizneset e vogla. Po bëjmë përpjekje të jashtëzakonshme për të mbajtur këtë linjë. Kemi hyrë tashmë në një fazë të re duke ndryshuar modelin e sistemit tonë energjetik, ku vjen fjala për shitje dhe blerje, duke futur pjesën e ruajtjes, pra rezervat. Pas dy tenderëve të suksesshme për energjinë fotovoltaike, ne po ecim përpara dhe kemi shkuar përtej studimeve paraprake, kemi një potencial të madh për të përftuar sasi të konsiderueshme nga prodhimi në det. Ne besojmë se e gjithë kjo do të rrisë dhe diversifikoi prodhimin tonë të energjisë, sidoqoftë energjia hidrike, mbetet burimi ynë më i rëndësishëm. Nga të jashtëzakonshmit, jemi më të jashtëzakonshëm në turizëm, jemi të bekuar nga natyra. Kemi shumë mundësi. Edhe pse tradicionalisht kemi eksploruar vetëm bregdetin. Për Lumi Vjosa, po bëjmë një plan transformimi, për ta bërë jo vetëm siç është sot një zonë natyrore plotësisht e mbrojtur por edhe për ta bërë një park kombëtar. Është një hapësirë e jashtëzakonshme për të zhvilluar turizmin.” u shpreh Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›