E Enjte, 5 Nëntor 2026

Negociatat me BE, Rama takim në Bruksel komisionerin, Varhelyi: Të hapen sa më shpejt!

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar sot në Bruksel një takim me komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Ky takim u bë pulblik nga vetë komisioneri për Zgjerimin nëpërmjet rrjeteve sociale. 

“Me kryeministrin Edi Rama, sot disktuam nevojën e hapjes sa më të shpejtë të negociatave të anëtarësimit në #BE me #Shqipëri si dhe zbatimin e Planit Ekonomik dhe Investimeve për #Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që projektet të marrin jetë me shpejtësi në të mirë të njerëzve”, shkruan komisioneri.

Kriza e rë botërë që ka nisur pushtimin e Ukrainës nga Rusia, duket se nuk do të lërë pezull nevojën që BE-ja të ndjekë proceset që po zvarriten prej kohësh siç janë negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Dy shtetet presin nisjen e tryezën e parë të negociatave të konferencës ndërqeveritare. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›