E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zgjedhjet e 6 marsit, Basha nga Durrësi: Misioni im, Shqipëria në duart e rinisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha takoi të rinjtë e qytetit të Durrësit, përpara të cilëve ai prezantoi kandidatin për këtë bashki, Luan Hotin. Ndërsa u zotua se misioni i tij është kalimi i Shqipërisë në duart e rinisë Basha në mënyrë simbolike hodhi një karrige, të cilën e konsideroi karrigen 30-vjeçare të pushtetit, të modelit të vjetër.

“Sot këtu ka shpresë, ka shpresë se ka rini dhe jo shpresë na mbushim me besim se e diela do të jetë plot diell e ndriçim. Modeli i vjetër nuk ndryshon, e ka mendjen te karrigia, dhe për hir të kësaj është gati ti vë kazmën gjithckaje. Kanë instaluar një model tjetër, modelin e vesit, modelin e korrupsionit.Kanë 30 vjet nuk lëshojnë karriget, që mos i hapin rrugë rinisë, të ardhmes, kujtojnë se do e kenë të lehtë. Na shohin të rinj e mendojnë se do i shtyjnë, por e kanë gabim. E kundërta do të ndodhë jemi bashkë për ta hedhur ne këtë model 30 vjeçar“. 

Basha u ndal edhe te beteja e opozitës, siç e cilësoi ai të iceneratorëve, ku tha se e njëjta betejë do bëhet për projektin e Portit të Durrësit.

“Inceneratorët, SPAK ta çojë deri në fund hetimin deri në qeveri dhe kryebashkiakut real të Durrësit. D dhe S s’kanë asnjë lidhje. Gënjeshtra tjetër, porti i Durrësit. Do ta çmontojmë. 6 vite luftë për inceneratorët, aferën e portit të Durrësit që e kemi denoncuar që në ditën e parë do i shkojmë deri në fund me çdo formë e mjet”. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›