Londer Rama takon Blair

Nëpërmjet rrjetit social Twitter, kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, Edi Rama përshkroi si pasionues takimin e tij me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair, takim që ka zgjatur përreth 2 orë.
“Takim pasionues rreth 2 orë me Kryeminsitri Blair për piketat e para të qeverisjes. Pastaj BBC Hardtalk me Sara Montague. Nesër në Romë me kryeminstrin Letta”, shkruan Rama në Twitter. Ky takim pason atë të muajt maj, nga ku Rama mori gatishmërinë e ish-kryeministrit britanik Blair për të këshilluar Ramën nëse ai fitonte zgjedhjet. Lajmi i gatishmishmërisë së Tony Blair për të këshilluar Ramën u komentua në mënyra të ndryshme nga gazetat si në Londër, po ashtu edhe në Tiranë. Por Rama e ka sqaruar këtë situatë me një deklaratë ku tha se: “Ka një ngutje të madhe, të kotë për të bërë krahasime mes Blair-it dhe Podesta-ve, që paguhen me paratë e shqiptarëve për të dezinformuar opinionin ndërkombëtar dhe për të zbukuruar imazhin e një qeverie të korruptuar deri në palcë”. Më tej në deklarimin e tij Rama u shpreh se “vullneti i Blair-it për të ndihmuar Shqipërinë nuk ka çmim për të mirat që do sjellë. Ndërsa kontrata nuk do të rëndojë hiç fare mbi buxhetin e shtetit dhe të publikut”. Gjatë zbritjes në aeroportin e Londrës, krahas njoftimit të postuar në Twitter, Rama ka publikuar edhe një foto në terminal, ku disa bashkëdhëtar të linjës Tiranë-Londër e kanë ndaluar për të patur një foto me kryeministrin e ardhshëm të vendit. Sakaq gjatë qëndrimit në Londër Top Channel ka mësuar se Rama është ftuar nga gjiganti mediatik britanik BBC për t'u intervistuar në emisionin 'Hard Talk'. Formati këtij emisioni është i ndërtuar pyetje-përgjigje dhe të ftuarit janë lider botërorë. Rama ndodhet në Londër për një vizitë 2-ditore, ndërsa më pas do të ndalet në Romë, ku do të zhvillojë një takim me kryeministrin italian, Enrico Letta. / Top Channel