E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raunig kreu u ri i OSBE-se ne Tirane

Florian Raunig do të jetë kreu i ri i prezencës së OSBE-së në Tiranë. Austriaku do të kryesojë misionin që nga muaji tetor.

Deri në tetor, zv/kryetari i Prezencës së OSBE-së, Robert Wilton do të jetë në krye të misionit. Florian Raunig ka lindur në vitin 1967 në Bazel të Zvicrës. Ai jeton prej vitesh në Shqipëri dhe është njohës i mirë i gjuhës shqipe, përvecfrëngjishtes, anglishtes dhe italishtes. Rauning do të zëvendësojë në krey të OSBE-së ambasadorin Eugene Wolfarth i cili do të vazhdojë shërbimin e tij në kuadër të organizatës, me një detyrë tjetër në Kuvajt. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›