E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidhet shorti i kalendarit të Superligës

Në FSHF është hedhur shorti i kampionatit të ri kombëtar të futbollit, duke u zbardhur të gjitha ballafaqimet e Kategorisë Superiore. Derbi i parë i kryeqytetit, mes Tiranës dhe Partizanit, do të luhet në javën e 7-të, më 5 tetor 2013. Kampionati Kombëtar i Kategorisë Superiore do të fillojë më 24 gusht dhe njihet si gara më e rëndësishme e futbollit në vend. Ky kampionat do të zhvillohet me pjesëmarrjen e 12 skuadrave. Në përfundim të edicionit, katër skuadra do të zbresin në kategorinë e parë, ndërkohë që dy më të mirat e kategorisë së parë do të ngjiten në kategorinë superiore, e cila vitin e ardhshëm do të zhvillohet me pjesëmarrjen e dhjetë skuadrave. Të mërkurën u fiksua edhe data e zhvillimit të Superkupës së Shqipërisë. Skënderbeu kampion dhe Laçi fitues i Kupës së Shqipërisë do të sfidojnë njëri-tjetrin më 17 gusht për trofeun e parë të sezonit të ri. 

Java 1
Tirana - Laçi
Lushnja - Kukësi
Vllaznia - Flamurtari
Skënderbeu - Besa
Teuta - Bylis
Kastrioti – Partizani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›