E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, 9.5 milion të varfër, rekord që prej vitit 2005

Rritet në një vit shkalla e varfërisë absolutë në Itali duke shënuar një shifër rekord. Sipas të dhënave të INSTAT, personat tashmë në varfëri absolute nga 5,7 % e popullsisë që ishte në vitin 2011 ka arritur tashmë në 8 %, një rekord ky që prej vitit 2005.

Të dhënat janë publikuar në raportin “Varfëria në Itali”, sipas së cilit tashmë janë 9 milion e 563 mijë personat që jetojnë në varfëri, e barazvlefshme kjo me 15,8% të popullsisë.

Nga kjo shifër, 4 milion e 814 mijë janë të varfëri absolute që nuk arrijnë të sigurojnë as të mirat më esenciale për një jetë dinjitoze. Kështu 6,8 % e familjeve italiane jetojnë tashmë në varfëri absolute ku janë kryesisht familje të mëdha me shumë fëmijë ose familjet me një prindër.
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›