E Diel, 1 Nëntor 2026

Londër: Vendkalimi i lidhur me grupin “Bitëlls” merr mbrojtje

Planifikohet që vendkalimi më i njohur i këmbësorëve në muzikën e popullarizuar, i ashtequajturi “vendkalimi zebra”, afër studios Abbey Road në Londër, do ta mbrohet nga qeveria britanike.

Ministri britanik i turizmit dhe trashëgimisë, Xhon Penroz, tha se vendkalimi i përmendur “nuk është kështjellë apo katedrale”, por duke iu falënderuar anëtarëve të grupit “Bitëlls”, ai paraqet pjesë të fuqishme të trashëgimisë kombëtare britanike.

Grupi “Bitëlls” dhe dashamirësit e tij anembanë botës ishin tubuar në këtë vendkalim për tu fotografuar për albumin “Abbey Road”, në të cilën shihen anëtarët e grupit, Pol MekKartni, Xhon Lenon, Xhorxh Harison dhe Ringo Star, duke shetitur në këtë vendkalim.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›