E Shtunë, 31 Tetor 2026

Limaj: Mimoza politikane e tipit “Gërvisht e Fito”

Partia Demokratike e Kosovës nuk pranon asnjë kushtëzim nga partitë e vogla për t`u bërë pjesë të koalicionit të ardhshëm qeverisës.
Nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj, shpreh hapur preferencën e tij për të krijuar një koalicion qeverisës me AAK-në e Ramush Haradinajt. Gjatë një interviste, Limaj theksoi se AAK-në e lidhin shumë gjera me PDK-në.

Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacioneve në largim, i është kundërpërgjigjur edhe akuzave të nënkryetares së AKR-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila ditë më parë ka thënë se nuk do të jetë në një qeveri me Fatmir Limajn.

Ai ka thënë se Mimoza është politikane e tipit “Gërvisht e Fito”, e cila gërvishti shumë tek Pacolli dhe fitoi shumë, por nuk mund të fitoj çdo herë duke gërvishtur.

“Mimoza Kusari-Lila nuk mund t`i vë kushte askujt jashtë partisë së saj. Ajo edhe në AKR u fut me kushte, duke thënë se do të hyjë nëse largohet Makolli apo Gashi. Asaj mund t`ia plotësojë dëshirat Pacolli, t`i japë 10 mijë euro rrogë, apo edhe t`i ofrojë 100 mijë apo 200 mijë euro për të hyrë në parti”, ka thënë Limaj.

Ai nuk la pa thumbuar edhe vetë AKR-në, duke thënë se këtë parti e shpëtoi Ferid Agani i Partisë së Drejtësisë, se përndryshe do të pësonte fatin LDD-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›