E Diel, 1 Nëntor 2026

Beqaj:Duhen fakte për të dhënat në raportin e Martyt

Ministri në largim i Integrimit Evropian në Kosovë, Besim Beqaj ka theksuar se akuzat e raportuesit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty janë akuza të pavërteta dhe se janë të orkestruara nga Serbia.

Në një deklaratë për televizionin e Zvicrës TSR ka thënë se është shumë e pikëllueshme të dëgjosh se një diplomat i lartë, si Marty publikon në emër të një institucioni këso lloj akuzash te pavërteta.

“Ne jemi shumë të vetëdijshëm se këto thashetheme janë të orkestruara nga Serbia. Nuk janë fakte nëse dikush pohon se ka dëgjuar diçka. Faktet duhen të përmbajnë elemente konkrete. Nganjëherë në politikë zgjedhja e momentit për të publikuar një atak është shumë e rëndësishme, ndërsa për ne ky moment është i rëndësishëm për shkak se Kosova është në proces të krijimit të qeverisë pas zgjedhjeve të porsa përfunduara”, theksoi Beqaj.

Sipas Beqajt, ky raport është planifikuar pikërisht në kohën e zgjedhjeve për të prishur imazhin e Kosovës.

“Në mirëpresim çfarëdo lloj hetimesh me një kusht që ato të jenë të mbështetura në fakte, kurse ata që ofrojnë pretendime të rrejshme duhet të përgjigjen përpara ligjit “, ka thënë ministri Beqaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›