Londër, mbi 200 të arrestuar në përleshjet
Autoritetet britanike kanë arrestuar mbi 200 persona lidhur me përleshjet e së shtunës në Londër.
Dhuna shpërtheu gjatë protestës së qindra mijëra njerëzve kundër masave të qeverisë për reduktimin e deficitit.
Autoritetet e rendit deklaruan se marshimi ishte kryesisht i qetë deri në kohën kur grupe të vogla anarkiste kanë nisur të sulmojnë bankat dhe dyqanet.
Të paktën 84 persona janë plagosur në përleshjet.