Vijojnë zbarkimet e emigrantëve klandestinë në Itali

Forcat e Guardia di Financa kanë evidentuar një varkë me 600 klandestinë rreth 50 milje në jug të ishullit të Lampeduzës.
Mediat italiane njoftojnë se një helikopter i marinës ushtarake ka shpëtuar një grua bashkë me fëmijën e lindur në bordin e varkës që po lundron drejt Italisë.
Aktualisht në ishullin e Lampeduzës, ndodhen më shumë se 4 000 emigrantë klandestinë, me përjashtim të atyre që po vijnë
Në Itali kanë mbërritur disa mijëra klandestinë pas protestave dhe tensioneve në Lindjen e Mesme.