Presidenti, Berisha: Konsultime me palët, por do zbatohet Kushtetuta
TIRANE- Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, i cili përfundoi sot vizitën në Uashington, gjatë një interviste për Zërin e Amerikës thekson se kjo vizitë ishte mëse e frytshme, pasi ai mori edhe njëherë mbështetjen e një vendi aleat sic janë SHBA.
Berisha vecoi, gatishmërinë e sekretares Clinton për të ndihmuar Shqipërinë për integrimin e shpejt të saj në BE.
“Ajo ç’ka spikati dhe njëherë në këtë takim, ishte se Shqipëria dhe shqiptarët kanë fat që kanë një mikeshë të shquar si Sekretarja Clinton dhe qeveria e SHBA të cilët kanë vullnet dhe dëshirë të ndihmojnë Shqipërinë në të gjitha aspektet dhe padyshim kanë vlerësimin më pozitiv për shqiptarët në tërësi, respektin për përpjekjet e tyre, vlerësimin për bashkëpunimin në ato fusha ku ne bashkëpunojmë. Por ajo që unë dua të informoj publikun nëpërmjet valëve të Zërit të Amerikës ishte gatishmëria, dëshira për të na ndihmuar në të gjitha fushat në mënyrë që zhvillimi i vendit të shpejtohet, integrimi i vendit në BE të shpejtohet; dëshira dhe vendosmëria për të bashkëpunuar me ne në rajon për konsolidimin e mëtejshëm të paqes dhe stabilitetit; vlerësimi për bashkëpunimin që kemi në Afganistan”, tha Berisha.
Një cështje tjetër për të cilën kryeministri Berisha ka folur për VOA është ajo e zgjedhjes së presidentit, ku edhe njëherë deklaron se është i hapur për konsultime me të gjitha palët.
“Natyrisht ky është një proces i cili gjykoj unë duhet të kalojë nëpërmjet konsultimeve dhe ne jemi të përgatitur të konsultohemi me opozitën dhe të gjitha forcat politike. Nuk ishte problem i diskutuar në takim me Sekretaren e Shtetit, por ky është problem që vjen shumë shpejt në rendin e ditës, muajin tjetër, ndaj dhe uroj e dëshiroj, që të mbizotërojë vullneti nga të gjitha palët”.
Berisha nënvizoi më tej se zgjedhja e presidentit duhet të bëhet sipas Kushtetutës.
Berisha deklaroi më tej se gjatë bisedës me Clinton, mori mbështetjen e saj për luftën ndaj korrupsionit. Ajo i ka kërkuar Berishës edhe heqjen e imunitetit të zyrtarëve.
“Sekretarja e Shtetit shprehej e gatshme, e vendosur për të ndihmuar Shqipërinë, për luftën kundër korrupsionit, pasi u diskutua për korrupsionin, e informova për çfarë është arritur. Ajo shprehej shumë e gatshme që të ndërmarrim hapa të tjerë të rëndësishëm. Po kështu për reformën në drejtësi, sekretarja e Shtetit, dua ta theksoj, kërkoi heqjen e imuniteteve, sepse ky është interesi më i mirë i qytetarëve shqiptarë, nuk është interesi më i mirë i politikanëve shqiptarë, por është i qytetarëve shqiptarë”, tha ai.
Kryeministri nënvizoi se qeveria e saj po bën gjithcka për të luftuar korrupsionin.
“Ne jemi të përqendruar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Lufta kundër korrupsionit një betejë e vazhdueshme. Nuk them se s’ka korrupsion, por ka një vullnet të hekurt për ta luftuar korrupsionin”, shtoi ai.
I pyetur për punën e bërë deri tani për Reformën Zgjedhore, kryeministri Berisha deklaroi se ka disa probleme, ndërsa vecoi sistemin rajonal si më funksionalin në rastin e Shqipërisë.
“Është bërë një punë shumë e madhe, janë formuluar shumica e kapitujve, ka mbetur një ose dy kapituj të Kodit Zgjedhor për rishqyrtimin tërësor sipas rekomandimeve të ODHIR-it dhe OSBE-së. Ka disa probleme që duhet të pranohen d.m.th ka një zhvendosje të madhe drejt teknologjisë, e cila nga ODIHR-i nuk shihet me kaq simpati, por ne kemi besim se ajo funksionon dhe ne e kemi pranuar edhe e pranojmë. Unë gjykoj se ky është sistemi më i mirë, sepse ky sistem i jep fund një lloj rajonizimi gjeografik të papërshtatshëm të forcave politike dhe kjo është meritë e madhe e këtij sistemi. Unë them se vendosja e këtij sistemi e ka përmirësuar në mënyrë thelbësore përfaqësinë e zgjedhësve në parlamentin shqiptar, e kam fjalën për sistemin rajonal”, komentoi kryeministri.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Berisha vijon takimet në SHBA: Situata politike në Shqipëri, normale Clinton-Berishës: Do vij në Tiranë për 100-vjetorin e pavarësisë Berisha- Fried: Marrëdhëniet mes dy vendeve, të shkëlqyera Berisha takon senatoren Shaheen: Politika vullnet për heqjen e imunitetit Berisha viziton muzeun Willson. Nderohet me çmimin e Mirënjohjes: “Pluralizmi Kulturor” VIDEO: Berisha intervistë për Zërin e Amerikës