E Shtunë, 31 Tetor 2026

Londër, nisin diskutimet për Libinë

Delegatë të 40 vendeve të botës dhe organizatave ndërkombëtare janë mbledhur në Londër, për të diskutuar të ardhmën e Libisë ndersa vazhdojnë luftimet midis kryengritësve dhe forcave besnike të Muamer Gadafit.

Fuqitë botërore do të diskutojnë të ardhmen e operacioneve humanitare dhe proceseve politike në Libi.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, dhe shefi i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, janë në mesin e pjesëmarrësve.

Këshilli Kombëtar i rebelëve nuk është ftuar në bisedime, ndërsa i dërguari i tij, Mahmud Xhibril, ka takuar sekretaren Klinton. Xhibril ka premtuar “zgjedhje të lira dhe të ndershme” pasi Gadafi të largohet nga pushteti.

Një konferencë për shtyp pritet të mbahet pas takimit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›