Klinton: Sulmet do të vazhdojnë deri në tërheqjen e Gadafit

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, tha se sulmet e koalicionit ushtarak në Libi do të vazhdojnë derisa Gadafi të ndalojë goditjet ndaj civilëve dhe të tërheqë prapa forcat e tij.
Klinton i bëri këto komente në konferencën ndërkombëtare për Libinë, e cila po zhvillon punimet në Londër.
Kryediplomatja amerikane tha se bashkësia ndërkombëtare do të punojë për të rritur presionin, që do t`ia bënte të qartë Gadafit se "ai duhet të largohet".