PS: Anëtari më i ri i NATO-s, s'bën dot zgjedhje të lira
Partia Socialiste është shprehur sot se Shqipëria si anëtari më i ri i NATO-s nuk organizon dot zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sipas saj është e patolerueshme që një qeveri e një vendi anëtar të NATO-s, të privojë nga zgjedhjet një të pestën e votuesve të tij, për shkak të pamundësisë ekonomike të tyre. Partia Socialiste gjithashtu shprehet se kokfortësia e qeverisë ndaj çdo propozimi të arsyeshëm për qasjen ndaj problemit e bën atë plotësisht fajtore për delegjitimin e zgjedhjeve në vendim më të ri anëtar të NATO-s.