Londër, shitet 30 milionë euro piktura e Guardit
LONDËR- Një pikturë monumentale e Francesco Guardi, me një peisazh venecian të urës Rialto, u vlerësua sot 29,8 milionë euro (42,8 milionë dollarë) gjatë një ankandi të organizuar në Londër nga shtëpia e shitjeve Sotheby's.
Telajoja, 1,15 x 2 metra, mendohet se daton nga fundi i viteve 1760. Shitja shënoi një rekord të ri për një peisazh nga Venecia.
Artisti konsiderohet njëkohësisht si rivali kryesor i Canaletto në shkollën veneciane.
(m.a/afp/BalkanWeb)