Turistet ne 6 muaj Turku Rriten me 8.5 te ardhurat
Në gjashtë muajt e parë të këtij viti Shqipëria ka numëruar 1.2 milion vizitorë, nga të cilët mbi 760 mijë janë turistë të huaj. E përkthyer në shifra monetare ky numër do të thotë 8.5 përqind më shumë të ardhura nga turizmi krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Zëvëndës Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Suzana Turku tha se periudha janar-qershor ka përmbushur pritshmëritë e dikasterit për një turizëm në rritje.
“Zonat turistike shqiptare, kryesisht ato bregdetare nga veriu deri në jug kanë përjetuar një nivel të lartë të përjetimit nga pushuesit vendas dhe të huaj. Në bregdetin shqiptar, pritet që të mbërrijnë turistë të shumtë jo vetëm nga Kosova dhe Maqedonia, por edhe nga Europa Perëndimore, SHBA”-tha Turku.
Turku pranoi se në zonat bregdetare të vendit ka ende probleme që katë të bejnë kryesisht me nivelin e shërbimit dhe pastërtisë.
“Kemi ngritur një grup pune i cili është shpërndarë në të gjithë bregdetin nga Velipoja deri në Ksamil dhe sigurisht që ka evidentuar problemet që ka ky bregdet me qëllim që të gjenim edhe mënyrat e zgjidhjes së këtyre problemeve”-theksoi ajo.
Në shifrën e përgjithshme të turistëve, numrin më të madh të vizitorëve për këtë periudhë e kanë ata kosovarë me 34%, maqedonas 16%, malazezë 10%,italianë 6%, grekë 8%, gjermanë 3%. Mesatarja e qëndrimit të tyre në Shqipëri është 5 ditë, ndërsa një pjesë më e vogël qëndrojnë për periudha më të gjata.
Aurela Papadhima