613 viktimat e masakrës së Srebrenicës varrosen më 11 korrik
SARAJEVË- Trupat e pajetë të 613 viktimave të gjenocidit të Srebrenicës në Bosnjën lindore, të gjetur në varrezat masive, do të varrosen më 11 korrik si pjesë e ceremonisë që shënojnë përvjetorin e 16-të e masakrës.
"Më i riu ndër 613 viktimat e identifikuara është një djalë, Nesib Muhiq, i cili ishte vetëm 11-vjeç në kohën e vdekjes së tij. Viktima më e vjetër që do të varroset është një njeri i cili ishte 82-vjeç në kohën e masakrës",- deklaroi Mersad Smajloviç, drejtor i Potoçarit Memorial.
''Në këtë memorial, që ndodhet pak kilometra nga Srebrenica, 4 524 viktima të masakrës janë varrosur deri më tani, në vitet e kaluara në po të njëjtën ditë'', theksoi Smajloviç.
Ceremonitë që shënojnë përvjetorin e 16-të e masakrës ndodhin pas arrestimit, më 26 maj në Serbi, të ish-komandantit të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiç.
(e.m/atsh/BalkanWeb)