Londër, sot një debat vetëm për pavarësinë e Kosovës
LONDER-Publicisti Veton Surroi, ish i dërguari special për Bosnje Hercegovinën Paddy Ashdown dhe ish-ndërmjetësi ndërkombëtar në bisedimet për status, Ëolfgang Ischinger, do t’i kundërvihen mocionit të debatit “Kemi gabuar me njohjen e pavarësisë së Kosovës”.
Përderisa treshja Surroi-Ashdoën-Ischinger do te paraqesin mocionin mbrojtës për pavarësinë e Kosovës, atë do të përpiqen ta kundërshtojnë treshen e përbërë nga Misha Gleny (Autor i “The Fall of Yugoslavia”), Sir Ivor Roberts ( Ish ambasador britanik në Jugosllavi) dhe Dragan Zupanjevac ( I ngarkuari me punë në ambasadën serbe në Londër).
Debati do të trajtojë ndikimet që ka sjellë me vete vendimi për pranimin e pavarësisë së Kosovës, në raportet e reja në mes Perëndimit dhe Rusisë, njofton Klubi për Politikë të Jashtme.
(d.b/Europaelire/BalkanWeb)