E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel qetëson Kinën për eurozonën

Pasi mori nga Pekini zyrtar premtimin që Kina do të vazhdonte të investonte në Bashkimin Evropian, Merkel siguroi daljen nga kriza të vendeve të prekura nga situata e rënduar financiare, bënë të ditur burime mediatike kineze.

Angazhimi kinez u ilustrua menjëherë me nënshkrimin e një kontrate për blerjen e 50 avionëve Airbus me një shumë prej 3,5 miliardë dollarë.

Ndërsa Merkel i paraqiti me hollësi homologut të saj kinez politikat e marra nga Evropa për të kapërcyer krizën në eurozonë dhe premtoi kushte lehtësuese për sipërmarrësit kinez.

Merkel zhvillon vizitën e saj të dytë në Kinë në vitin 2012. Pekini konsideron se Gjermania luan një rol të rëndësishëm në krizën e zonës euro./Start/

                                                                                             2012-08-30 17:32
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›