Gjelic Jo BE pa zgjidhur ceshtjen e Kosoves

Sipas tij as Kosova nuk do te mund te hyje ne BE deri sa ne kete te fundit te ekzistoje qofte edhe nje shtet i vetem qe nuk e njeh pavaresine e saj. Duke vazhduar me poshte zevendeskryeministri serb theksoi se kjo do te thote se deshira per anetaresim ne BE duhet te sherbeje si nje nxitje shume e fuqishme qe te arrihet marreveshje lidhur me Kosoven ne menyre qe keto dy ceshtje Europa dhe Kosova te mos i kundervihen njera-tjetres sa i perket Serbise por ato te kene nje sinergji bashkeveprim te caktuar pra qe rruga jone per ne Europe ta ndihmoje zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves dhe jo ta pengoje ate.
Sa u perket bisedimeve te pritshme me Prishtinen Gjelic vuri ne dukje se qeveria serbe deri tani nuk ka marre ende asnje vendim per temat eventuale te bisedimeve dhe se eshte logjike qe Beogradi dhe Prishtina te mos jene dakord per kete ceshtje. Bisedimet organizohen ne menyre qe te dyja palet qe nuk bien dakord per ceshtje te caktuara te ulen dhe te bisedojne per keto ceshtje dhe te kerkojne kompromis. Serbia konsideron se eshte e nevojshme qe te bisedohet per statusin e Kosoves ndersa Prishtina eshte e mendimit se duhet te bisedohet vetem per ceshtje teknike tha nenkryetari i qeverise serbe duke theksuar se duhet te tregohet kujdes qe ne bisedimet per ceshtjet teknike te mos arrihet deri te njohja indirekte e pavaresise se Kosoves dhe solli si shembull rastin e perdorimit te vules se Kosoves ne organizaten nderkombetare te tregtise se lire CEFTA ku edhe Serbia eshte anetare.
Nderkaq perfaqesuesit e institucioneve te Kosoves dhe ata te serbeve lokale nuk kane mundur te pajtoheshin as edhe per nje pike te vetme ne tryezen qe per teme diskutimi kishte shkallen e punesimit te serbeve ne institucionet publike teme dhe tryeze kjo e organizuar nga Forumi per Dialog Etnik.
Dukagjin Gorani i cili perfaqesonte qeverine e Kosoves ne kete tryeze ka kerkuar nga perfaqesuesit serbe te Kosoves qe te shfaqin nivel te pranueshem te besueshmerise dhe te degjueshmerise kundruall institucioneve. Sipas tij kjo do te ndikonte edhe ne zgjerimin e mundesise per punesim te tyre ne institucionet e vendit. Momcilo Trajkovic udheheqes i levizjes serbe per rezistence ka deklaruar se ne nuk do te tregohemi asnjehere te degjueshem dhe asnjehere nuk do te pranojme qe te punesohemi me kusht qe te jemi te degjueshem dhe te besueshem ndaj jush ka thene Trajkovic.