E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova SHBA pjese e dialogut me Serbine

Kosova ka bere te ditur zyrtarisht se kerkon pranine e SHBA-se si ndermjetese ne takimet mes Prishtines dhe Beogradit per arsye teknike.

Pas vendimit te Brukselit qe do te jete BE-ja ajo qe do te moderoje negociatat pas rezolutes se zbutur ne OKB eshte Prishtina ajo qe ka bere te ditur se nuk ulet ne tryeze nese Uashingtoni nuk ftohet si pjese e monitorimit nderkombetar.

Kete e ka bere te ditur numri dy i qeverise se Kosoves Hajredin Kuci por nderkohe Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaci jane nisur per te dyten here ne Nju Jork ku do te marrin pjese ne pritjen tradicionale qe ben Presidenti amerikan Barack Obama ne fillim te sesionit te ri te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se.

Rezoluta e miratuar ne Asamblene e Pergjithshme i jep Bashkimit Europian rolin kryesor ne bisedimet e mundshme mes Prishtines dhe Beogradit. Por Prishtina zyrtare ka bere te ditur se nuk do te hyje ne bisedime nese SHBA-ja nuk eshte e perfshire ne kete proces. Zevendeskryeministri Hajredin Kuci i tha radios Europa e Lire se roli i SHBA-se ne te gjitha proceset qe nderlidhen me Kosoven nuk zevendesohet me asgje.

Kuci deklaroi se ne kudo qe jemi dhe bisedohet per Kosoven rolin e SHBA-se e shohim te pazevendesueshem. Ne kete drejtim Kosova punon me mekanizmat nderkombetare qe SHBA-ja te jete pjese jo vetem pjese per shkak te deshires sone por edhe per shkak te nevojes per nje zgjidhje te qendrueshme ku nje lloj garanti do te thosha do te ishin edhe SHBA-ja edhe BE-ja.
Numri dy i qeverise se Prishtines shtoi se ne kete drejtim besoj se edhe zgjidhja e pranueshme do te ishte ne raport te unitetit SHBA-BE.

Nje jave pas miratimit te rezolutes se Serbise te bashkesponsorizuar nga Unioni Europian nuk eshte bere publike as formati e as koha e mbajtjes se bisedimeve. Nenkryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves Ahmet Isufi tha se krahas axhendes qe sipas tij duhet te miratohet ne Kuvend ne vendimin eventual te legjislativit duhet te theksohet prania e SHBA-se ne procesin e bisedimeve.

Mendoj se ndikimi kryesor per ndryshimin e rezolutes ne OKB dhe per harmonizimin mes BE-se dhe Serbise ka qene kryesisht i SHBA-se dhe presioni eshte bere nga SHBA-ja per terheqjen e rezolutes dhe per aprovimin e rezolutes se miratuar ne OKB. Konsiderojme se pa pjesemarrjen e SHBA-se absolutisht nuk do te mund te kete cfaredo bisedimesh qe mund te jene te nivelit politik tha Isufi.

Zevendeskryeministri Kuci e quan SHBA-ne nismetare te paqes ne Ballkan. Keshtu qe sipas tij Uashingtoni duhet te jene i perfshire edhe ne proceset tjera si mund te jene bisedimet Prishtine-Beograd.

Roli i SHBA-se eshte i pazevendesueshem. Amerika eshte nismetare e paqes dhe stabilitetit ne rajon por edhe ne bote. Ne kete drejtim nje unitet i qendrueshem i SHBA-se dhe i BE-se perballe qendrimeve per Kosoven dhe rajonin do te ishte i dobishem per te gjitha palet tha Kuci. Nje rol me i madh i SHBA-se ne procesin e bisedimeve eshte kerkuar dy dite me pare edhe ne Kuvendin e Kosoves. Per nje gje te tille ka pajtim mes qeverise e opozites. Ahmet Isufi nga Partia opozitare Aleanca per Ardhmerine e Kosoves kerkon sqarim te rolit te SHBA-se. Institucionet e Kosoves jo vetem kerkese zyrtare por duhet te marrin edhe vendime ne Parlamentin e Kosoves lidhur me axhenden per bisedime por edhe per pranine e SHBA-se meqe ajo ka pasur rol vendimtar ne clirimin e Kosoves ne pavaresine e Kosoves ne proceset qe po e ndihmojne Kosoven per demokratizimin e vendit dhe po ashtu ne krijimin e raporteve te njohjeve dhe funksionimit te shtetit te Kosoves u shpreh Isufi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›